edhe-7-mije-e-539-raste-aktive-me-koronavirus-ne-kosove-–-a-do-kete-shtrengim-te-masave?

Edhe 7 mijë e 539 raste aktive me koronavirus në Kosovë – A do ketë shtrëngim të masave?

Kjo ka bërë që institucionet shëndetësore të bëjnë thirrje për zbatim sa më rigoroz të masave kundër përhapjes së COVID-19, shkruan lajmi.net.

Deri sot, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë konfirmuar gjithësej 68 mijë e 777 raste pozitive me koronavirus, nga gjithësej 303 mijë e 652 testime.

Ndërkaq, 1 mijë e 595 persona nuk ia kanë arritur ta përballojnë infeksionin. Gjithësej, janë shëruar 59 mijë e 643 persona.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 7 mijë e 539.

Vlen të theksohet se kryeministri Hoti bashkë me ministrin Zemaj gjatë ditës së djeshme kanë pasur takim me akterë të shëndetësisë.

Aty është vlerësuar se nevojiten masa më shtrënguese dhe zbatim strik i tyre.

Theks i veçantë është vendosur tek tubimet të cilat po konsiderohen si vatër e përhapjes së COVID-19. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Hoti e Zemaj takohen me përfaqësues të IKSHPK-së, paralajmërohet ashpërsim i masave

TË ngjajshme

Bytyçi i PDK-së: Vaksinat që vijnë sot janë lëmoshë, Kurti e Hoti po i fyejnë qytetarët

Radio-Ahireti

Drejtori i Policisë flet për herë të parë për dhunën ndaj të miturit në stacionin policor

Radio-Ahireti

​Del nga shinat treni në Tajvan, 36 viktima dhe dhjetëra të bllokuar

Radio-Ahireti

Rama: Kurti po merret me fushatën në Shqipëri

Radio-Ahireti

Donika Gërvalla e bën fajtore opozitën pse Qeveria nuk i pati votat sonte, thotë se s’heqin dorë nga ligji

Radio-Ahireti

Pallaska: Osmani dikur mahnitej kur e kritikoja Kurtin, tash thotë se paskam urrejtje patologjike ndaj tij

Radio-Ahireti