Image default

Edhe nesër ftoftë, në mes javë ngritën temperaturat

14.02.2021 – Fusha anticiklonike nga Europa qëndrore do të fillojnë të zbresin nga Mesdheu dhe rajoni ynë në ditët e ardhshme, që mundësojnë të kemi mot më të qëndrueshëm dhe me më shumë kthjellime, mirëpo masat ajrore polare mbeten ende dominante mbi vendin tonë që do të mbajnë motin e ftohtë. Ditën e hënë mbetet mundësia të kemi ndonjë rrebeshe të dobët bore. E mundësi për rrebeshe të dobëta bore mund të kemi sërish të mërkurën vonë në mbrëmje ose të enjten në mëngjes.
E në ndërkohë masa më të ngrohta ajrore, që ditëve të para të javës do të shtrihen nga Europa perëndimore, nga dita e mërkurë fillojnë të arrijnë edhe mbi vendin tonë duke rritur temperaturat maksimale edhe në vlera pozitive.

Me motin e qëndrueshëm që parashihet të kemi në ditët e ardhshme, nuk pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, e ndotësit ajror do të mbeten më të përqëndruar pranë sipërfaqes tokësore, ku vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të rriten në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, e herë herë mund të kalojnë edhe në jashtëzakonisht të dobëta.

15.02 – Shumë ftohtë, me erë pasdite. Pjesërisht vranët me mundësi për ndonjë rrebesh të dobëta bore. Në mbrëmje kthjellime.
16.02 – Në mëngjes shumë ftohtë. Ditën kryesisht me diell, herë herë me vransira kalimtare.
17.02 – Kryesisht me diell. Në mëngjes mbetet ftohtë. Në mbrëmje vransirat do të shtohen, aty këtu me mundësi për ndonjë rrebesh të dobët bore.
18.02 – Paradite pjesërisht vranët, ditën kryesisht me diell.
19.02 – Pjesërisht vranët, por me intervale më të gjata me diell gjatë ditës. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Rakiq: I duam të gjitha 10 mandatet për të shtyrë përpara formimin e Asocacionit

Radio-Ahireti

Vdes nga COVID-19 një infermiere në Kosovë

Radio-Ahireti

Grenell: Kurti ishte kundër Clintonit në Rambuje, ai do jetë edhe kundër Joe Biden

Radio-Ahireti

Krasniqi: Asnjë pikë nuk na bashkon me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen

Radio-Ahireti

Policia shqipton 402 gjoba për mos respektim të masave anti-Covid

Radio-Ahireti

Dita kur priten reshje të reja bore në Kosovë

Radio-Ahireti