Image default

Edhe Prizreni fillon me gjoba për partitë, dënon me nga 2 mijë euro PDK-në dhe AAK-në

Drejtoria e Inspekcionit në Prizren ka dënuar PDK-së për thyerjen e masave anti-Covid, në tubimin e datës 2 shkurt, raporton Lajmi.net.

Drejtori i Inspekcionit në Prizren, Edon Muqaj ka thënë se nuk do të rrinë duarkryq ndaj asnjë partie politike.

“Fatkeqësisht kemi njerëz që kanë humbur jetën nga COVID-19, biznese që kanë falimentuar si pasojë e ligjeve në fuqi andaj më nuk do të rrijmë duarkryq as ndaj subjekteve politike, cilidoqoftë ai subjekt. Ftoj të gjitha subjektet politike para se të mendojnë për marrjen e votës nga qytetarët të mendojnë edhe për jetën e tyre! Boll ma!”, ka thënë ai.

Ndërkaq,  AAK-ja është dënuar për grumbullimin e njerëzve në hapjen e fushtës zgjedhore.

“Ruani shëndetin e qytetarëve të Prizrenit! Do të jemi të barabartë për çdo subjekt politik!”, ka thënë Muqaj.

Muqaj ka theksuar se të gjitha gjobat do të shqiptohen vetëm me daljen e inspektorëve në vendngjarje dhe jo me anë të fotografive, që gjithçka të jetë transparente edhe për subjektet politike. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

“Unë jam egjeli yt, të mbys me thikë”, gjykata merr vendim për burrin që kanosi gruan dhe djalin

Radio-Ahireti

​Aksident në Fushë Kosovë, këmbësorja goditet nga vetura

Radio-Ahireti

Këta janë katër kandidatët tjerë të VV-së që PZAP ia ndaloi garimin në zgjedhje

Radio-Ahireti

Uran Ismaili: 250 euro për çdo qytetar të infektuar me Covid

Radio-Ahireti

‘Po flet për hava’, përplasje mes Kastratit të PDK-së e Bislimit të LDK-së

Radio-Ahireti

Ngritën temperaturat, ky është moti për javën e ardhshme

Radio-Ahireti