Image default

Eksportet e Turqisë arrijnë shifrën më të lartë të janarit deri më tani

Eksportet e Turqisë arritën shifrën më të lartë të janarit në historinë e vendit duke tejkaluar 15 miliardë dollarë, bëri të ditur sot ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, raporton Anadolu Agency (AA).

Eksportet e Turqisë në janar u rritën me 2.5 për qind nga nivel vjetor, tha Pekcan në një takim në kryeqytetin Ankara ku ajo zbuloi të dhënat paraprake të Ministrisë së Tregtisë.

Për importet, ajo tha se ato arritën në 18.1 miliardë dollarë në janar, duke rënë për 5.6 për qind nga muaj i njëjtë i vitit të kaluar.

“Me rënien e importeve derisa eksportet u rritën, deficiti i tregtisë së jashtme u tkurr në 32 për qind në nivel vjetor në mbi 3 miliardë dollarë në janar”, nënvizoi Pekcan.

Duke prekur qëllimet për këtë vit, ajo tha se Turqia është optimiste lidhur me arritjen e objektivit të eksportit prej 184 miliardë dollarë këtë vit, në varësi të pandemisë së COVID-19.

Ajo po ashtu deklaroi se “Turk Eximbank” siguroi financime, si hua ashtu edhe sigurime me vlerë prej 45.6 miliardë dollarë në vitin 2020, me 3.6 për qind më shumë se një vit më parë.

The post Eksportet e Turqisë arrijnë shifrën më të lartë të janarit deri më tani appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Dhjetë të vdekur dhe 311 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Maqedoni e Veriut, 554 raste të reja dhe 8 vdekje nga COVID-19

Radio-Ahireti

Ish ylli i NBA, Stiven Xhekson tregon pse pranoi Islamin

Radio-Ahireti

Prokurorja: Shumica e dëshmitarëve do të përdoren në gjyq ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Radio-Ahireti

Konfirmohet, VV do t’i drejtohet Gjykatës Supreme për vendimin e PZAP-së

Radio-Ahireti

Mediat ndërkombëtare raportojnë për fitoren e VV-së

Radio-Ahireti