eliza-hoxha,-presidentes:-nuk-ua-ze-goja-asnjehere-te-vetme-ta-permendni-uck-ne

Eliza Hoxha, presidentes: Nuk ua zë goja asnjëherë të vetme ta përmendni UÇK-në

Mos përmendja e termit “UÇK” nga presidentja në statusin e saj të gjatë për Betejën e Koshares nuk ka kaluar pa reagime nga opozita.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha përmes një reagimi në Facebook ka parashtruar disa pyetje publike në drejtim të Osmanit në lidhje me Betejën e Koshares si shenjë proteste.

Hoxha thotë se Osmanit asnjëherë nuk ia zë goja ta përmend UÇK-në.

“Ca pyetje për Presidenten Osmani:

Kjo brigada 138 në Koshare e kujt ishte?

Udhëheqësit e saj çfarë embleme mbanin?

Ushtarët e saj prej nga erdhën?

Edhe nëse ju “harroni”, ka ende ushtar të kësaj beteje/brigade që janë dëshmi e gjallë e asaj ushtrie që juve nuk ua zë goja asnjëherë të vetme…

USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS”, ka shkruar deputetja Eliza Hoxha.

Edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka qenë i ashpër me Osmanin në lidhje me statusin e kësaj të fundit për Betejën e Koshares.

TË ngjajshme

Persona të maskuar e të armatosur, si ndodhi vjedhja në pikë të ditës e parave në KEDS

Radio-Ahireti

Albin Kurti fushatë në Sallagrazhdë të Suharekës: Militantët e VV-së sulmojnë verbalisht dhe shajnë familjen e heroit Vata

Radio-Ahireti

Brukseli do që pasaportat e vaksinimit të jenë gati në fillim të verës

Radio-Ahireti

Kurti për shiritat e kuq: I kanë vendosur simpatizantët, lidhen me 14 shkurtin e dashurinë

Radio-Ahireti

​Kërkohet suspendimi i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore dhe prokurorit në rastin e Sebahate Sopit

Radio-Ahireti

Ahmeti: S’mund të them definitiv që nuk kandidoj për Prishtinën pasi në politikë po i hajshe fjalët

Radio-Ahireti