erdogan-dhe-putin-diskutojne-per-marredheniet-turqi-rusi-dhe-ceshtjet-rajonale

Erdoğan dhe Putin diskutojnë për marrëdhëniet Turqi-Rusi dhe çështjet rajonale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Kryesia e Komunikimeve të Presidencës thuhet se në bisedë u diskutuan hapat që do të zhvillojnë marrëdhëniet Turqi-Rusi si dhe çështjet rajonale.

Erdoğan në bisedë theksoi se ekspertët turq dhe rusë mund të bashkohen me kolegët e tyre azerbajxhanas për efikasitetin e linjave të transportit tokësor dhe hekurudhor për të cilat vazhdojnë punimet për rindërtim në Malësinë e Karabakut pas marrëveshjes së 11 janarit.

“Qendra e përbashkët në Agdam ka kryer me sukses detyrën për kontrollin dhe vëzhgimin e armëpushimit”, tha Erdoğan duke shtuar se për ruajtjen e armëpushimit duhet të tregohen përpjekje të përbashkëta në të gjitha çështjet.

Pasi ka përmendur se zgjidhja e çështjes së Sirisë në kohën më të shkurtër është në interesin e përbashkët, presidenti Erdoğan tërhoqi vëmendjen se edhe në Libi mundësia për paqe dhe stabilitet nuk duhet të humbet.

The post Erdoğan dhe Putin diskutojnë për marrëdhëniet Turqi-Rusi dhe çështjet rajonale appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Kurti: Ju bëftë mirë syfyri i parë, e ju qoftë i lehtë agjërimi

Radio-Ahireti

Mijëra kosovarë drejt bregdetit të Shqipërisë për fundjavë

Radio-Ahireti

NATO dënon vrasjen e 13 shtetasve turq nga organizata terroriste PKK

Radio-Ahireti

Mbi 14 mijë raste aktive me COVID-19

Radio-Ahireti

Me 28 nëntor, Halil Kastrati dhuron 128 shtëpi të reja për njerëzit në nevojë

Radio-Ahireti

Izraeli dhe Maroku firmosin marrëveshjen për fluturime të drejtpërdrejta

Radio-Ahireti