erdogan-leter-kurtit:-i-kenaqur-qe-partia-juaj-do-ta-rishqyrtoje-vendosjen-e-ambasades-ne-jeruzalem

Erdogan letër Kurtit: I kënaqur që partia juaj do ta rishqyrtojë vendosjen e ambasadës në Jeruzalem

Për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, lideri i VV-së, Albin Kurti ka marrë urime nga liderë të ndryshëm evropianë.

Një të tillë, ai e ka marrë edhe nga presidenti turk, Tayip Erdogan.

Në letrën e tij, Erdogan ka thënë se mirëpret qëndrimet e Vetëvendosjes për  shqyrtimin e vendosjes së ambasadës në Jeruzalem.

“Për më tepër, jam i kënaqur, kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Besoj  se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka shkruar Erdogani në letrën e tij.

Se qeveria në ardhje Kurti mund ta heq ose mos vendos fare ambasadën në Izrael, e ka konfirmuar edhe ish-ministri i Jashtëm i kësaj partie, Glauk Konjufca në një debat televiziv.

Ai kishte thënë se nëse një gjë e tillë do të kërkohet nga BE, Kosova do ta  largojë ambasadën nga Jeruzalemi.

The post Erdogan letër Kurtit: I kënaqur që partia juaj do ta rishqyrtojë vendosjen e ambasadës në Jeruzalem appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Vijojnë temperaturat përvëluese në Kosovë

Radio-Ahireti

Së shpejti fillon ndërtimi i parkingut nëntokësor në kryeqytet

Radio-Ahireti

Në kohë pandemie i vënë zjarrin pyjeve, reagon kryetari i Deçanit

Radio-Ahireti

DW: Kosovarët po emigrojnë në mënyrë të rregullt

Radio-Ahireti

Qatar Charity paguan rrymën për 866 familje me jetimë

Radio-Ahireti

Ushtria kineze rrethon Tajvanin

Radio-Ahireti