erdogan:-potenciali-turistik-i-turqise-eshte-i-madh

Erdogan: Potenciali turistik i Turqisë është i madh

Presidenti dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim Recep Tayyip Erdogan tha se potenciali turistik i Turqisë është i madh.

Duke folur në mbledhjen e zgjeruar të kryetarëve të degëve të partisë në provinca, Erdogan tha se ai beson se një periudhë krejtësisht e re është hapur për Turqinë.

“Do të jetë një periudhë kur ne do të arrijmë qëllimin e vendit kryesor të shekullit 21”, bëri të ditur Erdogan.

Erdogan deklaroi se potenciali i Turqisë në sektorin e turizmit është shumë i madh, ndërsa në lidhje me masat kundër llojit të ri të koronavirusit tha: “Qëllimi ynë është të përgatisim vendin tonë për ditët e mira pas festës së bajramit duke e pushuar gjatë Ramazanit. Nuk është e rëndësishme për Turqinë të zbusë vet masat e epidemisë, apo edhe të mposhtë plotësisht vet epideminë. Kryesore është të mos mbetemi prapa përmirësimit të përgjithshëm në botë, veçanërisht në gjeografitë me të cilat kemi marrëdhënie të ngushta njerëzore dhe tregtare, apo edhe të shkojmë përpara nëse është e mundur. Nëse me masat që do të marrim gjatë muajit të Ramazanit arrijmë të zvogëlojmë numrin e rasteve në disa mijëra, ne mund të kapim sezonin turistik, i cili kuptohet se do të fillojë në maj, dhe lëvizshmërinë tregtare që do të sjell me vete.” /trt

The post Erdogan: Potenciali turistik i Turqisë është i madh appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Festa e Bajramit të dielën, BIK uron besimtarët

Radio-Ahireti

Pakistani ofron Shri Lankës ndihmë në fushën e mbrojtjes

Radio-Ahireti

Një polic plagos dy qytetarë në Dragash

Radio-Ahireti

Kongresmenia amerikane kërkon sanksionimin e princit saudit të kurorës

Radio-Ahireti

Papa fillon vizitën treditore në Irak

Radio-Ahireti

Kurti në takim ambasadorin e Turqisë: Do ta shqyrtojë vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Radio-Ahireti