Image default

Evakuohet fabrika e vaksinave për Covid-19, iu dërgua pako e dyshimtë

Policia uellsiane tha se tash për tash është duke u marrë me një incident që po vazhdon në zonën industriale Wrexham, ku ndodhet fabrika Wockhardt.

Më parë është thënë se kjo fabrikë ka kapacitet që të prodhojë 300 milionë doza në vit. AstaZeneca e ka zhvilluar këtë vaksinë në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, shkruan Independent, transmeton Gazet Express.

“Wockhardt UK në Wrexham këtë mëngjes mori një pako të dyshimtë. Të gjitha autoritetet përkatëse u njoftuan menjëherë dhe janë angazhuar”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“Me këshillën e ekspertëve, ne e kemi evakuuar pjesërisht fabrikën për ta pritur kryerjen e hetimeve të plota. Siguria e punëtorëve tanë dhe vazhdimësia e biznesit kanë më së shumti rëndë”, thuhet më tej në njoftim.

Policia e Uellsit Verior i bëri thirrje publikut që ta shmangin zonën ku ndodhet fabrika deri në një njoftim të ardhshëm dhe njoftoi se rrugët përreth fabrikës janë të bllokuara.

TË ngjajshme

Festë pas njohjes së Kosovës nga Izraeli, Hoti cakërron gotat me këshilltarin e Osmanit

Radio-Ahireti

Arrestohet Julia Navalny, gruaja e kritikut të Putinit, Alexei Navalny

Radio-Ahireti

“Ankohet” Hoti: Shpesh Dritoni ma merr gjysmën e senduiçit

Radio-Ahireti

​Austria konfirmon 1.727 raste të reja dhe 37 viktima nga COVID-19

Radio-Ahireti

Konjufca thotë se qeveria Kurti do ta rishqyrtojë marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë

Radio-Ahireti

Kurti për shiritat e kuq: I kanë vendosur simpatizantët, lidhen me 14 shkurtin e dashurinë

Radio-Ahireti