facebook-do-te-ndaloj-te-gjitha-postimet-politike,-per-shkak-te-dhunes-qe-po-organizohet-permes-platformes

Facebook do të ndaloj të gjitha postimet politike, për shkak të dhunës që po organizohet përmes platformës

Shefi  ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg ka thënë se kompania e mediave sociale do të zvogëloj në mënyrë drastike postimet me përmbajtje politike, shkruan lajmi.net.

Ai tha se ka shumë grupe në Facebook që ai nuk dëshiron të jenë në këtë platformë, edhe nëse nuk janë duke i thyer rregullat e Facebook.

Me këtë ai nënkuptoi se Facebook po përdoret për imponimin e pikëpamjeve politike, organizime të dhunës etj.

Zuckerberg tha se nuk e ka gjetur akoma metodën se si do ta bëjë këtë, por ai ka thënë se është duke punuar për të gjetur metodën më të mirë për ta bërë këtë.

Një prej reagimeve më të shpeshta po marrin ata nga përdoruesit është se ata nuk duan të shohin polikë, grindje dhe dhunë në këtë platformë.

Pas trazirave të 6 janarit në senatin amerikan, Facebook ka marrë shumë kritika për rolin e saj në organizimin e atyre protestave.

Prandaj ata kanë vendosur që të ndërmarrin masa për ndodhi të ngjashme që mund të vinë në të ardhmen. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Pajisja që po e kthen trupin e njeriut në bateri

Radio-Ahireti

Facebook bën gati pajisjen e parë për shitje

Radio-Ahireti

Çfarë të bëni pasi iu ka rënë telefoni në ujë?

Radio-Ahireti

Automatët e bitcionit edhe nëpër pompa të derivateve

Radio-Ahireti

Instagram vjen me një azhurnim të ri – Një përqindje e vogël e përdoruesve janë duke testuar opsionin e ri

Radio-Ahireti

Facebook i ndalon lajmet në Australi

Radio-Ahireti