fauci:-vaksinimi-i-shpejte,-thelbesor-per-ngadalesimin-e-varianteve-te-covid-19

Fauci: Vaksinimi i shpejtë, thelbësor për ngadalësimin e varianteve të Covid-19

Gati 700 raste të lidhura me variante të koronavirusit janë identifikuar në Shtetet e Bashkuara, thanë zyrtarët amerikanë në një konferencë shtypi. Prej tyre, 690 raste janë nga një variant më ngjitës i zbuluar së pari në Britani, i quajtur B.1.1.7, i cili në mars mund të bëhet varianti dominues i Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, thanë zyrtarët.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë testime në shkallë të gjërë për varantet e reja të koronavirusit, kështu që numri aktual i rasteve të tyre ka të ngjarë të jetë më i lartë se shifrat zyrtare. Të gjitha viruset kalojnë nëpër faza të mutacionit, por shkencëtarët shqetësohen për ndryshimet tek viruset që i bëjnë ata më ngjitës ose më vdekjeprurës.

Dr. Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, tha se ndërsa është e arsyeshme të studiohen vaksinat e kompanive Pfizer dhe Moderna për të parë nëse është i mundur vaksinimi me një dozë, duhen muaj për përfundimin e studimeve të këtij lloji, duke i bërë ato pothuaj të padobishme.

Dr. Fauci inkurajoi njerëzit që të marrin dy doza të vaksinave kundër Covid-19.

“Qasja optimale do të ishte të vazhdojmë të vaksinojmë sa më shumë njerëz me dozën e parë, por gjithashtu duke u siguruar që njerëzit në kohë të marrin edhe dozën e dytë”, tha Dr. Fauci.

Mbi 17 milionë doza vaksinash deri tani u janë dhënë njerëzve mbi 65 vjeç, tha Andy Slavitt, këshilltar i lartë i ekipit të reagimit ndaj pandemisë së COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë. Më shumë se 41 milionë doza vaksinash u janë dhënë më shumë se 31 milionë amerikanëve, sipas të dhënave të Qendrave të Shëndetit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të publikuara të dielën.

Drejtoresha e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky i këshilloi njerëzit që të vazhdojnë të mbajnë maska dhe që shtetet të mos lehtësojnë rregullat për mbajtjen e tyre. Administrata e Presidentit Biden u ka kërkuar amerikanëve të mbajnë maska në njëqind ditët e para të mandatit të saj./voa

TË ngjajshme

Abdixhiku tallet me Bislimin: Nuk lëvizen raftet në Qeveri për të gjetur dokumente

Radio-Ahireti

Vdesin tre anëtarë të familjes gjilanase, dyshohet se ishin helmuar në Shqipëri

Radio-Ahireti

Problemet post-Covid, rriten vizitat për problemet në zemër

Radio-Ahireti

Behramaj: Qeverisë i ka mbetur veç edhe të dërgojë dokumente kundër krerëve të UÇK-së në Hagë

Radio-Ahireti

​COVID-19, bilanci i pandemisë në botë

Radio-Ahireti

Mbyllje totale në Turqi deri më 17 maj

Radio-Ahireti