Image default

Festa e Bajramit të dielën, BIK uron besimtarët

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e diele më 11 gusht 2019.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në  Xhaminë e Madhe në Prishtinë

“Manifestimi fillon në ora 4:55, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Dr. Sadat Islami  – Ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 06:15 të cilit do ti prij Jakup ef. Çunaku- drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë,  ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, zëvendës kryetari i Kryesisë së BI ta Kosovës, Reshat ef. Mexhidi”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 11 gusht 2019, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona”, ka uruar BIK.

TË ngjajshme

Shqipëri, 21 të vdekur dhe 986 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti

Organizatat turke dhurojnë ndihmë për nevojtarët në Kosovë

Radio-Ahireti

Albin Kurti të shtunën ligjeron në Oxford Political Review

Radio-Ahireti

Kosovë, tri xhami të dëmtuara dhe një e rrënuar tërësisht si pasojë e vërshimeve të 11 janarit

Radio-Ahireti

Drejtori i Zyrës së Partive në KQZ rekomandon certifikimin e të gjithë kandidatëve

Radio-Ahireti

LDK-ja cakton datën për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor, s’ka emra për kryetar të ri

Radio-Ahireti