feste-pas-njohjes-se-kosoves-nga-izraeli,-hoti-cakerron-gotat-me-keshilltarin-e-osmanit

Festë pas njohjes së Kosovës nga Izraeli, Hoti cakërron gotat me këshilltarin e Osmanit

Pas ceremonisë virtuale, në një ambient me flamuj të Kosovës dhe Izraelit, por edhe flamurin e SHBA-së, janë parë duke festuar kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Faton Peci, këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani. Ndonëse me një sërë mosmarrëveshjes dhe me shumë kundërshti mes tyre, Hoti dhe Peci që jo shumë kohë më parë ishin bashkëpartiakë, i kanë cakërruar gotat dhe e kanë uruar njëri-tjetrin për këtë sukses.

Gjatë ceremonisë, ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi është lajmëruar nga Jerusalemi në ceremoninë virtuale të zyrtarizimit të kësaj njohjeje. Pas deklaratave ku ai dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e kanë falënderuar e uruar njëri-tjetrin, Ashkenazi e ka zbuluar pllakën me mbishkrimin “Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem, Izrael”.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

Kosova do të ishte vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendoste ambasadën e saj në Izrael në Jeruzalem, dhe bashkë me Serbinë do të ishin vendet e para evropiane që e bëjnë këtë. Deri tani, vetëm SHBA-ja dhe Guatemala kanë ambasadat e tyre në Jeruzalem. Shumica e vendeve kanë zgjedhur t’i vendosin dhe t’i mbajnë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

TË ngjajshme

Vdes vëllai i ministrit Liburn Aliu: Pusho i qetë Xeni

Radio-Ahireti

Blerim Shala: Shpikja ‘’Neutraliteti ndaj statutit të Kosovës’’, nuk është aspak neutral

Radio-Ahireti

Abrashi: LDK do t’i ruaj votat që ka i pasur, largimi i Vjosa Osmanit s’ka ndikuar

Radio-Ahireti

Krasniqi: Nëse Kurti provokon zgjedhje të reja, do shndërrohej në kryeministër pa legjitimitet

Radio-Ahireti

Debat i rëndë Olluri-Gjinovcit/ “Ti je argat i Vjosa Osmanit”, “Ti je mashtrues”

Radio-Ahireti

Zhduket nga rrjetet sociale deputetja që aderoi nga PDK-ja në Vetëvendosje

Radio-Ahireti