fjala-e-bukur,-oksigjen-i-shpirtit

Fjala e bukur, oksigjen i shpirtit

Ngulfatja   shkakton pasoja të rënda për shëndetin. Shpesh edhe vdekjen. Para se gjithash parandalon hyrjen e oksigjenit të pastër që është i patjetërsueshëm në funksionimin e organizmit të njeriut.

Sot,  mungesa e ajrit të pastër nga monoksidi i karbonit është nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njeriut. Çdo ditë jemi dëshmitar të ndotjeve të mëdha në qytetet  tona.

Por,  ekziston edhe ngulfatja e  komunikimit dhe klima e ndotur e raporteve ndërnjerëzore. Fjalët e shëmtuara, përgojimi, gënjeshtrat thashethemet, shpifjet xhelozia, mashtrimet, po ashtu ndotin sikur monoksidi i karbonit që ndot mjedisin. Në një atmosferë të tillë ndotje vjen deri tek ngulfatja e shpirtit. Fjalët e dikujt na shtrëngojnë në fyt dhe na mbysin sikur edhe ngulfatja që na shtyp gjoksin. Mungesa e ajrit të pastër  shpirtërorë,  formon distancë mes njerëzve, nevojën për vetmi ose kërkimin e mjediseve të reja, ajrit të pastër dhe fjalës së bukur.

Po, fjala e bukur është ajo që pastron klimën tonë shpirtërore, freskon mjedisin dhe mundëson të  mbushim mushkëritë e shpirtit dhe zemrës.

Pra, sot duke iu falënderuar shkencës i kuptojmë më mirë fjalët e Zotit i Cili në Librin e tij fjalën e mirë (bukur)  e krahason me pemën e cila ka  rrënjë të forta dhe  degët e larta. “A nuk ke kuptuar se si Allahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart,” (Ibrahim, 24)

Sot e dimë  se  “mushkëritë e tokës”  janë pemët e larta, malet e pastra dhe parqet e gjelbërta. Janë ato që pastrojnë ajrin dhe na japin oksigjenin e pastër që të mos ngulfatemi.

Duke shkatërruar malet, parqet e gjelbra shkojmë drejt  ngufatjes së planetit . Vargu simbolik i këtij “ajeti ekologjik” na shfaq nevojën për fjalën e bukur, komunikimin kulturorë dhe të këndshëm. Fjala e bukur është ajo që pastron raportet tona ndërnjerëzore dhe na mundëson të mos ngulfatemi  nga përditshmëria negative e jona.

Andaj të mbjellim sa më shumë pemë të larta, kopshte të bukura, parqe të gjelbra që natyrën ta kemi të pastër, gjithashtu të themi fjalë të bukura dhe pozitive që mjedisi dhe rrethi ku jetojmë të ketë një ajër të pastër shpirtërorë. Nëse nuk kemi fjalë, së paku të kemi buzëqeshje. Edhe buzëqeshja është filtër për shpirtin dhe zemrën.

Përktheu: Arsim Dauti

Islampress

TË ngjajshme

Habiteni se si njerëzit janë të gatshëm t’ju tradhtojnë?

Radio-Ahireti

Tregimi për Jusufin a.s. është tregim shprese

Radio-Ahireti

S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat

Radio-Ahireti

Malli për Ramazanin

Radio-Ahireti

Çlodhja shpirtërore dhe psikike nëpërmjet namazit të natës

Radio-Ahireti

Më falni zotëri, ju lutem për vëmendjen tuaj

Radio-Ahireti