“fjalor-pa-pervoje-e-diletantesk,-negociatat-jane-art”/-limaj-godet-kurtin

“Fjalor pa përvojë e diletantesk, negociatat janë art”/ Limaj godet Kurtin

Ai fillimisht ka thënë gjuha që e përdorë ai është e mirë vetëm për brenda Kosovës, por nuk është një gjuhë që mund të ndikojë në politikat e Brukselit pasi ata nuk e kuptojnë.

“Kryeministri i ri të flas me gjuhën që e kupton Evropa”, ka thënë ai.

Tutje Limaj ka thënë se të gjithë personat që ishin më parë pjesë e ekipeve negociatore ishin më të mira se Kurti pasi ky nuk ka eksperiencë.

“Do ta shihni se ai do të jetë dialoguesi më i dobët që ka pasur Kosova”, ka thënë ai.

Limaj ka kritikuar edhe qëndrimin e Kurtit se dialogu do të jetë prioriteti i gjashtë apo shtatë i tij në qeverisje.

“Kështu veç e ndihmon Vuçiqin. Por do ta shihni. Dialogu do të jetë domosdo i pari”, tha Limaj.

“Mirëpo Kurti nuk do të sjellë asgjë prej këtyre bisedimeve. Do të ketë negociata. Ai nuk ka përvojë. Fjalor pa përvojë e diletantesk. Negociatat janë art” , tha Limaj duke kritikuar fituesin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

TË ngjajshme

Për dy muaj tre persona vdiqën në vendin e punës, 9 të tjerë janë lënduar

Radio-Ahireti

Ky është moti për dy ditët e ardhshme

Radio-Ahireti

Gjermania regjistron mbi 24 mijë raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti

Kosova vonohet në sigurimin e vaksinës, MSH ndërron fjalët për datën e arritjes së saj

Radio-Ahireti

Veseli: Nuk ka forcë që do ta ndal iniciativën për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb

Radio-Ahireti

Banka Gjermane për Zhvillim i jep ujësjellësit “Prishtina” donacion afër dy milionë euro për rrjet kanalizimi

Radio-Ahireti