Ekipet e policisë dhe inteligjencës izraelite rrethuan shtëpinë dhe i kërkuan Sheik Sabriut që t’i shoqërojë ata.
Forcat izraelite arrestuan Sheik Ekrima Sabri, ligjëruesin e Xhamisë Al-Aksa, nga shtëpia e tij në Jerusalemin e pushtuar Lindor.
“Ekipet e policisë dhe inteligjencës izraelite rrethuan shtëpinë dhe i kërkuan Sheik Sabriut që t’i shoqërojë ata”, tha një i afërm i tij, duke kërkuar që të mbetet anonim për arsye sigurie.
“Izraelitët nuk dhanë asnjë arsye për arrestimin e tij”, tha ai.
Shtëpia e Sheik Sabri është në zonën Al-Sawana e cila ka pamjen nga Qyteti i Vjetër i Jerusalemit.
Autoritetet izraelite e kanë arrestuar ligjëruesin shumë herë në të kaluarën dhe madje ia kanë ndaluar hyrjen në Xhaminë Al-Aksa për disa muaj. (AA)
The post Forcat izraelite arrestuan Sheik Ekrima Sabri, ligjëruesin e Xhamisë Al-Aksa appeared first on Mesazhi.com.