Image default

Forcat izraelite shembin një xhami në fazën e ndërtimit në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite shembën një xhami në fazën e ndërtimit dhe pusin e ujit të saj në jug të Bregut Perëndimor nën okupim, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori shkollës së zonës, Muhammed Yetimin, në një deklaratë për AA tha se ushtarët izraelitë me ekipet e shembjes mbërritën në Um Kussa në jug të qytetit El-Khalil dhe vendosën rrethimin e sigurisë në zonë.

Yetimin deklaroi se forcat izraelite shembën themelet dhe kollonat e xhamisë rreth 140 metër katrorë e cila po ndërtohej.

Duke theksuar se forcat izraelite kanë bërë të papërdorshëm edhe pusin e ujit pranë objektit të xhamisë i cili përdorej nga shkolla, Yetimin ndau informacionin se banorëve të rajonit disa ditë më parë iu dërgua një paralajmërim se xhamia do të shembej me arsyetimin se është pa leje.

Xhamia në fjalë sipas “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar në vitin 1995 pretendohet se ndodhet në zonën “C”.

Qeveria izraelite me arsyetimin se zona “C” ndodhet nën kontrollin e tyre shumë herë ajo nuk lejon që palestinezët të kryejnë ndërtime të reja ose zgjerime në këtë zonë.

Në kuadër të “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar në vitin 1995 mes Palestinës dhe Izraelit, Bregu Perëndimor u nda në zonat A, B dhe C.

Zona A e cila përfshin 18 për qind të territorit, i ishte alokuar Palestinës në aspektin administrativ dhe atë të sigurisë, zona B që përfshinte 21 për qind, në aspektin administrativ i ishte alokuar Palestinës ndërsa në atë të “sigurisë” Izraelit, kurse zona C që përfshin 61 për qind të Bregut Perëndimor, i ishte alokuar Izraelit në aspektin “administrativ dhe atë të sigurisë”.

The post Forcat izraelite shembin një xhami në fazën e ndërtimit në Bregun Perëndimor appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Vazhdon rinumërimi i 494 vendvotimeve, procesi pritet të mbyllet nesër

Radio-Ahireti

Kurti: Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosovën e pret e ardhme e ndritur

Radio-Ahireti

KQZ për nëntë ditë pranon afër 6 mijë pako me fletvotime nga diaspora

Radio-Ahireti

Nxirret trupi i 47 vjeçarit nga Vitia që ra në greminë me veturë

Radio-Ahireti

DnV: Gjatë fushatës nuk mungoi as gjuha e urrejtjes

Radio-Ahireti

Konjufca: Vendosja e Ambasadës së Kosovës në Kuds nuk ka qenë veprim i mençur

Radio-Ahireti