forcat-izraelite-vrasin-nje-palestinez-ne-bregun-perendimor

Forcat izraelite vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite vranë një palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar me justifikimin se ai po përpiqej të kryente sulm me thikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet lokale deklaruan se palestinezi i paidentifikuar u qëllua nga ushtarët izraelitë në kryqëzimin Gush Etzion në jug të qytetit të Betlehemit.

Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk është raportuar asnjë i plagosur në mesin e forcave izraelite.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite tha në një deklaratë se është denoncuar një tentativë për sulm me thikë në kryqëzimin Gush Etzion the se personi i pretenduar “është neutralizuar”.

Organizatat e të drejtave të njeriut akuzojnë Izraelin për kryerjen e ekzekutimeve jashtëgjyqësore kundër palestinezëve, pasi forcat izraelite vazhdojnë shkeljet e tyre kundër palestinezëve, duke cituar shpesh pretendimin e “përpjekjeve për sulm me thikë” ose “përpjekjeve për shtypje me automjet”.

The post Forcat izraelite vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së dërgon hetues në Kosovë për punë në terren

Radio-Ahireti

LVV-ja synon “legjitimitetin moral” për Kurtin me vota të pavlefshme

Radio-Ahireti

Franca regjistron rekord rastesh të reja, 21 825 infektime në 24 orët e fundit, 130 të vdekur

Radio-Ahireti

Izraeli miratoi marrëveshje të madhe për të blerë armë amerikane

Radio-Ahireti

Suga uron Kurtin: Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia

Radio-Ahireti

Së shpejti fillon ndërtimi i parkingut nëntokësor në kryeqytet

Radio-Ahireti