fotografia-e-vjosa-osmanit-vendoset-neper-zyra

Fotografia e Vjosa Osmanit vendoset nëpër zyra

Por, edhe institucionalistët tjerë qeveritarë kanë filluar që fotografinë e të parës së shtetit ta zëvendësojnë me atë të paraardhësit të saj, Hashim Thaçi.

Nuk dihet pas sa shkrepjesh të Arban Osmanit arriti të finalizohet portreti i Osmanit, pasi fotografi nuk pranoi këtë përvojë ta ndajë me Klan Kosovën.

Por, realizimi i një fotografie të formatit të këtillë nuk është gjë e lehtë për t’u bërë.

Kështu të paktën thotë fotografi Astrit Ibrahimi i cili tregon që pati shumë pak kohë në dispozicion për ta bërë fotografinë e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Fotografia e Vjosa Osmanit u miratua të hënën nga një komision prej katër anëtarësh në përputhje me Protokolllin e Shtetit.

Ndërkaq fotografia e ish-presidentit Hashim Thaçi, sipas rregullores për kriteret e përzgjedhjes dhe vendosjes së fotografisë së presidentit të Republikës së Kosovës, duhet të zëvendësohet me atë të Vjosa Osmanit të paktën në një afat prej 30 ditësh më së largu që nga dita kur fotografia zyrtare e pasardhëses së tij u miratua.

Sipas rregullores së njëjtë, fotografia duhet të jetë e vendosur në kornizë dhe po ashtu të vendoset në mur në vend të dukshëm ballor në distancë afërsisht 2 m nga dyshemeja.

TË ngjajshme

Pak para seancës, Vetëvendosje tërheq përfundimisht Ligjin për Zgjedhje nga Kuvendi

Radio-Ahireti

Klinaku i OVL-së pas takimit me Kurtin: I thamë se ka bazë ligjore për të ofruar garanci për krerët e UÇK-së

Radio-Ahireti

Hoxhaj: E padinjitetshme se si Kurti tha se është informuar më shumë nga Lajçaku për dialog

Radio-Ahireti

​Mbi 1.000 vdekje në Malin e Zi që nga fillimi i epidemisë COVID-19

Radio-Ahireti

Visar Ymeri: Partitë politike po u ikin temave që nuk iu konvenojnë

Radio-Ahireti

“Çika më vdiq në ditë Bajrami”, rrëfimi prekës i të moshuarës për shtatë fëmijët e vdekur

Radio-Ahireti