franca-drejt-masave-te-reja-anti-covid

Franca drejt masave të reja anti-COVID

“Me qëllim rajonalizimin e përgjigjes së saj ndaj krizës shëndetësore, qeveria po konsideron masa shtesë frenimi, pas këshillimit me zyrtarë të zgjedhur në qytetin verior”, njoftuan shërbimet e kryeministrit Jean Castex.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, pritet të marrë një vendim të mërkurën.

Një këshill i mbrojtjes shëndetësore do të mbahet gjithashtu në Pallatin Elysee.

I ndodhur në bregdetin verior, përballë Anglisë dhe jo shumë larg kufirit belg, Dunkirk është përballur me një shpërthim epidemie për më shumë se dhjetë ditë, që i atribuohet pranisë më të fortë të variantit britanik, që është më ngjitës, raporton ATSh.

Rritja arriti kulmin dje me 900 raste për 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit, më shumë se katër herë mesatarja e vendit (201).

Të hënën, u vendos bllokimi total për dy fundjavat e ardhshme në një pjesë të Côte d’Azur, në juglindje të vendit, ku vetëm daljet njëorëshe do të autorizohen brenda një rrezeje prej 5 km, me një vërtetim për të shkuar te mjeku, për t’u marrë me sport ose për të bërë një shëtitje.

TË ngjajshme

Ish-anëtari i LDK-së: Gabime janë bërë edhe para se të vij Isa Mustafa, por jo deri në këtë shkallë

Radio-Ahireti

​Rama: Do të vaksinojmë mësuesit e Kosovës

Radio-Ahireti

Pesë të vdekur dhe 318 raste të reja me COVID19

Radio-Ahireti

96 pacientë të prekur me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

Radio-Ahireti

14 viktima dhe 590 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Radio-Ahireti

“Jerusalemi real i Kosovës dhe shqiptarëve është Mitrovica”

Radio-Ahireti