franca-pranon-torturimin-dhe-vrasjen-e-nacionalistit-algjerian

Franca pranon torturimin dhe vrasjen e nacionalistit algjerian

Franca ka pranuar se nacionalisti i shquar algjerian u torturua dhe u vra nga ushtria e saj më shumë se 60 vjet më parë.

Ali Boumendjel u arrestua gjatë luftës Algjeriane të Pavarësisë në 1957, dhe vdekja e tij pak më vonë u mbulua si vetëvrasje.

Por, në një takim me nipërit e mbesat e Boumendjel ta martën, Presidenti Emanuel Macron rivlerësoi vdekjen.

“Ai nuk bëri vetëvrasje. Ai u torturua dhe më pas u vra,” tha ai.

Boumendjel, një avokat dhe nacionalist 37 vjeçar, ishte aktiv në fushatën kundër sundimit kolonial francez. Ai u arrestua gjatë Betejës së Algjerit dhe u vendos në izolim nga trupat franceze.

Ai më pas u vra dhe u hodh nga kati i gjashtë i një ndërtesë në përpjekje për të maskuar vdekjen e tij si një vetëvrasje.

Algjeria fitoi pavarësinë nga Franca në 1962 pas një lufte të përgjakshme shtatë vjeçare.

Historianët francezë vlerësojnë se deri në 400,000 algjerian u vranë gjatë kësaj lufte ndërsa qeveria algjeriane thotë se numri i algjerianëve të vrarë është shumë më i madh dhe se kalon përmbi një milion. /Mesazhi.com

The post Franca pranon torturimin dhe vrasjen e nacionalistit algjerian appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet nuk kalon në procedurë të përshpejtuar

Radio-Ahireti

Tensionohet situata në Shkup, demonstruesit përleshen me policinë

Radio-Ahireti

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Osmani e Kurti vizitojnë nënë Ferdonijen: Asnjë festë nuk do të jetë kremte e plotë pa u kthyer njerëzit tanë

Radio-Ahireti

Varianti i ri i COVID-19 në Kosovë, IKSHPK thirrje qytetarëve: Qëndroni në shtëpi

Radio-Ahireti

Ministri Murati tregon se si do t’i mbështesin bizneset e prekura nga mbyllja

Radio-Ahireti