Image default

Frika nga variantet e reja, Italia zgjat kufizimet e udhëtimit

Autoritetet italiane po përpiqen të marrin masa për të frenuar përhapjen e mutacioneve, që konsiderohen shumë më infektuese se variant fillestar i koronavirusit.

Zyrtarët vendas thanë se Ministria e Shëndetësisë do të rrisë përpjekjet për vaksinim, duke u kërkuar rajoneve që të përdorin të gjitha dozat që kanë, në vend që t’i ruajnë për dozën e dytë.

Ndalimi i udhëtimeve brenda Italisë hyri në fuqi pak para Festës së Krishtlindjes dhe pritej të përfundonte më 25 shkurt, por zyrtarët druhen se lehtësimi i masave të izolimit mund të rezultojë me raste të reja të infektimit me variantin britanik të koronavirusit.

Një nga vendimet e para të kryeministrit Mario Draghi ishte kufizimi për të vizituar familjen dhe miqtë, duke thënë se nuk lejohen më shumë se dy persona te huaj ne një shtëpi.

Ndonëse numri i të prekurve me koronavirus nga rënë nga 40.000 në nëntor, në 15.000 tani, shkalla e infektimit dhe përqindja e testeve pozitive është rritur në disa rajone.

Që prej shpërthimit të epidemisë në shkurt të vitit të kaluar, në Itali janë shënuar 95.718 viktima, shifra më e lartë kjo në Evropë pas Britanisë së Madhe, dhe e shtata në listën botërore./tch

TË ngjajshme

Aktori kosovar në Belgjikë: U telefonova dy herë për verifikim nga KQZ, s’isha përfshirë fare në listën e votuesve

Radio-Ahireti

Maqedoni e Veriut, 7 të vdekur dhe 347 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti

Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Radio-Ahireti

Ish-kryetari i Supremes: Plotësisht i gabuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon kandidimin e deputetëve

Radio-Ahireti

Nga e diela, Mbretëria e Bashkuar me vizë speciale për banorët e Hong Kongut

Radio-Ahireti

Pas vizitës së Kurtit në Skënderaj reagon Lladrovci: Mos harroni, në Drenicë, trima jemi vet

Radio-Ahireti