fsk-ja-nis-misionin-e-pare-paqeruajtes-jashte-vendit

FSK-ja nis misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit

Ushtruesja e detyrë së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se ky kontingjent është i vogël në numër por i madh si mesazh.

Ajo tutje ka shtuar se ky mision nuk do të ishte i mundshëm pa rolin e SHBA-së.

“Kam ardhur t’ju them Zoti ju ruajt dhe faleminderit”, tha Osmani para ushtarëve të Forcës.

“Misioni gjashtë mujor po bëhet i mundshëm falë partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ushtrinë amerikane, paqeruajtësit tanë do të jenë krah tyre në këtë mision fisnik”, tha tutje ajo.

Osmani deklaroi se Kosova e bëri lirinë dhe ndërtoi paqen bashkë me miqtë ndërkombëtarë.

“Ky kontingjent është i vogël në numër por i madh në përmbajtje dhe mesazh. Këta djem po shkruajnë historinë e re të Kosovës”, shtoi ajo.

“Si politikanë ndonjëherë mund edhe të mos pajtohemi e të debatojmë ashpër, Kjo është pjesë e demokracisë sonë, por kur bëhet fjalë për vajzat dhe djemtë tanë në uniformë, për ushtrinë tonë, si politikanë dhe qytetarë ne qëndrojmë të gjithë të bashkuar. Ne te gjithë jemi krenar me ju”, tha Osmani./Lajmi.net/

TË ngjajshme

Vuçiqi takohet me ministrin shqiptar, bisedojnë për “mini-Schengenin” e forcimin e fqinjësisë

Radio-Ahireti

Krasniqi: Me Albin Kurtin mund të përsëritet diktaturë si e Enver Hoxhës në Shqipëri

Radio-Ahireti

Abdixhiku merr premtim nga BE-ja për vaksina shtesë për Kosovën

Radio-Ahireti

DW: Kosovarët po emigrojnë në mënyrë të rregullt

Radio-Ahireti

Rrahu gruan dhe vëllanë që tentoi ta ndalonte, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Radio-Ahireti

Fuqizimi i grave, vetëm gjatë fushatave

Radio-Ahireti