fsk-vazhdon-operacionin-e-kerkimit-te-qytetarit-qe-dyshohet-se-eshte-hedhur-nga-“ura-e-fshejt”

FSK vazhdon operacionin e kërkimit të qytetarit që dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshejt”

Ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ), gjatë ditës së djeshme kanë filluar me operacionin e kërkimit për gjetjen e trupit të 50 vjeçarit i cili është parë të hidhet nga “Ura e Fshejt” në Gjakovë.

Kërkimet nga njësit e zhytësve të FSK-së së bashku me ekipet e Policisë kanë ndërprerë operacionin dje në orët e mbrëmjes për shkak të kushteve të vështira për kërkim, për të vazhduar sot që në orët e hershme të mëngjesit. Për shkak të ujit të turbullt dhe të rrëmbyeshëm ky operacion paraqet rrezikshmëri të lartë për personelin e angazhuar.

“Pjesëtarët e FSK -së janë të gatshëm dhe të përgatitur profesionalisht për misione të tilla. Ata janë të përkushtuar dhe në mbështetje të plotë të autoriteteve civile deri në gjetjen e personit”, njofton FSK.

The post FSK vazhdon operacionin e kërkimit të qytetarit që dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshejt” appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Aeroporti ‘Adem Jashari’: Nisja e fluturimeve nuk varet nga ne, por nga Qeveria

Radio-Ahireti

Presidenti iranian, Rouhani: Burimet tona të ujit janë përgjysmuar

Radio-Ahireti

Çavuşoğlu: Dënojmë fuqishëm përpjekjen për grusht shteti në Armeni

Radio-Ahireti

Izraeli kufizon palestinezët që të falin xhumanë e parë të Ramazanit në Al-Aksa

Radio-Ahireti

Francë, ekstremistja e krahut të djathtë Le Pen do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale

Radio-Ahireti

Turbullohet uji në Liqenin e Badocit, reduktime në Prishtinë, Fushë Kosovë e Obiliq

Radio-Ahireti