Image default

Ganimete Musliu: Kurti e Osmani sot ikën nga Veriu si pula të lagura

Musliu ka thënë se që të dy akterët politikë kanë “ikur si pulat e lagura” nga Veriu. Ajo këto komente i ka bërë në T7

“Kanë ikur si pula të lagura, pa e realizuar agjendën e tyre, pavarësisht se kanë qenë nën mbrojtjen e FIT-it. Të dy pretendentët kanë pasur me shku tek kulla e Ali Kadriut, e kanë lënë në pritje”, ka deklaruar ajo.

E njëjta ka pritur një largim më të dinjitetshëm nga Kurti e Osmani, teksa ka thënë se për shkak të kreut të VV-së, ka policë që vuajnë lëndime ende.

“Sot kemi policë me të meta, të verbër, pikërisht për shkak të ballafaqimit me Kurtin. Kurti sot e ka pasur rastin ta tregojë trimninë që paraqet në Prishtinë e në institucionet e Kosovës”, ka deklaruar tutje ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës.

Tutje, ajo ka thënë se Osmani e Kurti dhanë një mesazh të keq tek qytetarët e Mitrovicës së Veriut.

“Nuk guxojnë pretendentët për poste të rëndësishme të japin mesazhe të frikës në Mitrovicën e Veriut. Ata nuk kanë palcë kurrizore të jenë kryeministër e president. Viti 2020 e ka tregu se çfarë mashtrus janë Vjosa Osmani e Albin Kurti”, ka vlerësuar kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së.

 

TË ngjajshme

Të dhënat tregojnë më në fund se sa efikase është vaksina kundër Covid-19

Radio-Ahireti

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës ndaj Salih Mustafës

Radio-Ahireti

“Shqipëria e Madhe”, ambasada ruse në Tiranë i reagon Haradinajt: Provokim, po përparon si ide

Radio-Ahireti

Mediat izraelite tregojnë detaje të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit

Radio-Ahireti

Hapja e partisë së re shkakton përplasje mes romëve të Kosovës

Radio-Ahireti

Padi kundër Komunës së Prishtinës për projektin “Parku i Aventurave” në Gërmi

Radio-Ahireti