Image default

Gaxheri thotë se Qeveria Kurti, u.d. e presidentit dhe Kuvendi janë jolegjitimë në bazë të vendimit të Kushtetueses

“Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim, të cilin ne mund ta diskutojmë, por ai është vendim. Edhe ne si LDK, ka gjëra me të cilat nuk pajtohemi”, tha fillimisht Gaxherri.

“Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se jo veç vota e z. Arifi, por ka pasur shumë vota jolegjitime në Kuvend. Në bazë të kësaj, ani pse nuk është shkruar shumë qartë, me atë vendim as Qeveria Kurti s’ka qenë legjitime dhe as kryetarja e Kuvendit s’ka qenë legjitime e as presidentja sot. Prandaj, neve me të drejtë na duket e padrejtë që Gjykata Kushtetuese t’i çojë deputetët në zgjedhje”, tha në mes tjerash ish-deputetja Gaxherri.

Ajo ka kërkuar që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse ne si parti politike pajtohemi me Gjykatën Kushtetuese aty ku na pëlqen, e nuk pajtohemi aty ku nuk na pëlqen, nuk është shembull i mirë dhe është e papranueshme”, tha Gaxheri në “Kallxo Pernime”.

TË ngjajshme

​Britania shikon mundësinë e mos përdorimit të maskave në ndërtesat publike gjatë verës

Radio-Ahireti

25-vjeçarja, më e votuara e LDK-së në Kaçanik, merr më shumë vota se Hoti e Abdixhiku

Radio-Ahireti

Mbi 6 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Asnjë rast i gripit të shpezëve në Kosovë, institucionet po monitorojnë situatën

Radio-Ahireti

Punëtorët e Postes ende nuk e kanë marr pagën e fundit të 2020-tës, sindikata kërkon nga menaxhmneti të ekzekutojë sot mjetet

Radio-Ahireti

​548 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid

Radio-Ahireti