gazetarja-shqiptare-vdes-nga-koronavirusi

Gazetarja shqiptare vdes nga koronavirusi

Ky ishte mesazhi i fundit, që gazetarja shkodrane  Anila Dushi, la për të gjithë miqtë e saj dhe familjarët teksa ishte e shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës. Një betejë me virusin, të cilën fatkeqësisht e humbi mëngjesin e së shtunës në moshën 54 vjeçare. Dushi ishte figurë e njohur në Shkodër jo vetëm si gazetare por edhe si mësuese, pedagoge dhe shkrimtare. Për 21 vite me radhë ishte pjesë e gazetarisë nga të cilat për 18 vite ka mbuluar kronikën në gazeten Shekulli dhe Albania, pjesë e televizioneve Tv1Channel, Starplus, A1 Televizion ndërsa prej vitit 2016 ishte pjesë e rrjetit investigativ te Ballkanit, BIRN.

Ajo ishte edhe autore e Gazetës “Pjaca” ku evidentonte vlerat e qytetit të Shkodrës. Anila ka kontributin e saj edhe si pedagoge për 5 vite me radhë në Degën e Gazetarisë në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Në muajin dhjetor, si pasojë e covid 19 humbi jetën edhe gazetari tjetër shkodran Lek Plani. Që  prej nisjes së pandemisë, komuniteti i gazetarëve në të gjithë Shqipërinë humbi 9 kolegë të cilët nuk e kishin mundësinë të vaksinohen në kohë por sot fatmirësisht të gjithë gazetarët janë bërë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm që na ndihmon në punën e përditshme në terren.

TË ngjajshme

Përsërit Lajçak: Dialogu të vazhdojë menjëherë pas formimit të qeverisë së re

Radio-Ahireti

​Konsumatorët të pa mbrojtur, ngritet 100 përqind numri i ankesave, trajtohen vetëm gjysma e tyre

Radio-Ahireti

​Personat me COVID-19 mund të kenë nevojë të vaksinohen vetëm një herë, thonë studimet

Radio-Ahireti

Në Kroaci, numri më i lartë i vdekjeve u regjistrua në dhjetor të vitit të kaluar

Radio-Ahireti

Kurz: Rihapja në Austri në sajë të vaksinave

Radio-Ahireti

Ekspertët ndërkombëtarë, Philips dhe Serwer: Greqia me shumë gjasa do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Radio-Ahireti