Image default

Geci: Vetëvendosje bën gjithçka për një grusht votash

Por sipas tij as Kurti nuk do të duhej që atje të shkonte me forca të shtuara policore.

“Shkollën e PDK-së e ka marr Vetëvendosje. Linçon, fyen institucionet, Kushtetutën…. Ajo që ka ndodhur është shëmti dhe nuk do të duhej të ndodhte në Kosovë. Vetëvendosje për një grush vota gjithçka bën”, është shprehur Geci, njofton KlanKosova.tv.

“Tash kanë çuar kry më të vegjlit e VV-së. Janë pjell e PDK-së. LDK është shkollë politikë. Rugovizmi që themi të kultivohet na mëson që ta duam tjetrin”.

Në Info Magazine, Geci për të përshkruar raportet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së, ka përmendur një thënie nga koha e komunizmit.

“Enver Hoxha – Mao Ce Duni janë si buka prej një brumi. Vetëvendosje dhe PDK janë si buka prej një brumi dhe kanë problem mes vete. Problemet me Hoxhën dhe Maon i kemi nga lufta dhe LDK i ka kaluar me viktima”.

“Tensionet po i ngritin të majtit e ricikluar që janë PDK dhe të majtit fillestar që janë VV. Incidenti ka ndodhur mes tyre dhe ata jep të kuptosh se kanë qenë bashkë kundër nesh. Kur LVV nuk mundi të bëjë marrëveshje me partitë shqiptare, tash po thonë: hajdeni krejt”.

TË ngjajshme

Vjosa Osmani para Konjufcës, merr afro 45 mijë vota veç në Prishtinë

Radio-Ahireti

‘Po flet për hava’, përplasje mes Kastratit të PDK-së e Bislimit të LDK-së

Radio-Ahireti

Reagimi i zyrtarit të LDK-së kur merr vesh se Bahtiri është ftuar në Qeveri: Po dojka Zoti me na shpërbly

Radio-Ahireti

​Zemaj lavdërohet për vizitën që kishte bërë në veri: Pa eskorta e pa blinda

Radio-Ahireti

A mund të bëhet Kurti kryeministër pa u liruar nga vepra penale që e la pa kandidaturë për deputet?

Radio-Ahireti

“E ka pru Lidhjen në 10% e na thotë mirëmbrëma”, anëtari i LDK-së i reagon ashpër Hotit

Radio-Ahireti