“germin”-kundershton-ashper-vendimin-e-pzap-se-qe-ankesat-e-diaspores-te-behen-me-poste

“Germin” kundërshton ashpër vendimin e PZAP-së që ankesat e diasporës të bëhen me postë

Arbnor Mjeku nga “Germin” ka thënë për lajmi.net se ky vendim i PZAP-së tregon mungesë të profesionalizimit dhe mungesë të kapacitetit që KQZ-ja të pranojë ankesat e votuestve nga diaspora.

“Organizata GERMIN, ka qenë shumë e zëshme si për vendimet e KQZ po ashtu edhe të PZAP, filluar kështu nga vendimi për verifikimin me telefon, të cilën PZAP e ka hedhur poshtë si të pa bazuar. Tani jemi dëshmitar që kërkesat e GERMIN kanë qenë mëse të qarta dhe të drejta, kjo më së miri shihet me mos kapacitetin e KQZ për mos verifikimin e gjithë aplikantëve të cilat tani po ndikojnë edhe në vendimet e fundit të PZAP lidhur me mundësinë e ankimimit. Andaj bazuar në vendimin e PZAP ne qendrojmë kundër vendimit që e drejta e ankesës të kufizohet në mënyren që e kanë bërë, pra që ankesa të bëhet në mënyrë fizike tregon jo profesionalitet të tyre dhe mos kapacitet që të pranojnë ankesat.”, ka thënë ai.

Mjeku ka theksuar se afati kohor është i shkurtër, derisa ka treguar disa asrye pse mënyra e ankesës përmes postës është vendim i gabuar.

“Përveç që ky vendim nuk është i duhur, tregon edhe koha e drejtës së ankimit, ku llogaritur që edhe 10 ditë janë votimet për qytetarët e Kosovës, kurse me datën 12 mbyllet afati i të drejtës së votimit nga diaspora, pra 8 ditë ka në dispozicion diaspora që të votojë. Me këtë e shohim që nuk ka kohë për të parashtruar ankesat në mënyrë fizike, duke ja shtuar kështu që Posta e Kosovës së fundi ka treguar disa ngecje që po rezultojnë në vonesa. Përveç kësaj, tjetër gjë është shpenzimet për të dërguar një ankesë, ku çmimet mesatare variojnë nga 45 euro e lartë, varësisht nga shteti, dhe kjo nëse dërgohet me postë të shpejt”, është shprehur ai për lajmi.net.

Sipas tij, PZAP-ja duhet ta tërheqë këtë vendim dhe të lejojë që ankesat nga diaspora të bëhen në mënyrë elektronike.

“Përveq pengesave të lartëpërmendura, në shpjegimin e PZAP nuk ka datë për kthimin e përgjigjes për të ankimuarit, andaj këto arsye janë mëse të mjaftushme që të hiqet ky vendim kufizues dhe t’u mundësohet mërgatës që ankesat e tyre t’i bëjnë përmes emailit. Ne mendojmë që edhe përmes emailit është e mundëshme që të tregohet vërtetësia dhe rëndësia e ankesës, pasi që ankesa mundet të nënshkruhet dhe pastaj skenohet, dhe kjo mënyrë mund të shërbej si të ishte fizike, e po ashtu do të lehtësonte edhe punën e PZAP që përgjigjen ta kthejë në kohë”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, PZAP-ja ka njoftuar se në facebook po qarkullon një informacion jo zyrtar, përmes të cilit u bëhet thirrje bashkatdhetarëve të cilët nuk janë të përfshirë ne Listën e Votuesve Jashtë Kosovës që të ankohen në PZAP në mënyrë elektronike në adresën zyrtare të PZAP-it info@pzap-ks.org.

Për zgjedhjet e parakohshme parlementare të datës 14 shkurt, KQZ-ja ka pranuar gjithsej 130 mijë e 168 aplikacione për regjistrim. Pas vlerësimit të aplikacioneve janë aprovuar 102 mijë e 100 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 28 mijë e 68 aplikacione.

Sipas KQZ-së, arsyet e refuzimit janë të ndryshme, por pjesa më e madhe e tyre, 15 mijë e 933 aplikues janë refuzuar për shkak se kanë dërguar vetëm formularin e aplikimit për regjistrim, ndërsa 11 mijë e 164 aplikues janë refuzuar për shkak se nuk i kanë dëshmuar ose identitetin ose kriterin e zotësisë juridike dhe ose aplikacionet për regjistrim kanë qenë të panënshkruar. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

“Nuk e di kush po e këshillon”, Latifi komenton fotot e vetmuara të Hotit

Radio-Ahireti

AUV konfiskon 700 kg mish në Ferizaj

Radio-Ahireti

​Çeku: Sporti do të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës

Radio-Ahireti

Ushtroi dhunë në familje, kërcënon policinë me armë kur shkuan ta arrestonin

Radio-Ahireti

Drejtori i OBSH-së për Evropë: Nesër vijnë vaksinat e para në Kosovë

Radio-Ahireti

Shtyhet shpallja e aktgjykimit ndaj Tomë Gashit

Radio-Ahireti