Image default

Gjashtë të vdekur dhe 287 raste të reja me COVID-19

Institutit Kombëtarë i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe 287 raste të reja me koronavirus, derisa numri i rasteve aktive është 6 mijë e 283.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar edhe 229 pacientë, derisa në përgjithësi janë kryer 2 mijë e 438 testime.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.438 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 287 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (72 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (60 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 60.218 raste nga 233.532 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.498 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 229 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.437 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.283.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 90 raste, Pejë 20 raste, Podujevë 19 raste, Gjakovë 16 raste, Mitrovicë 16 raste, Suharekë 16 raste, Gjilan 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Malishevë 7 raste, Istog 6 raste, Prizren 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe Junik 1 rast./Lajmi.net/

 

TË ngjajshme

Kurti: Në çdo takim me ndërkombëtarët do t’ia kërkojmë borxhin Serbisë

Radio-Ahireti

Aksident me tre të lënduar në magjistralen Podujevë – Merdare

Radio-Ahireti

Dy kërcënuesit e kryetarit të Kamenicës kërkojnë të hyjnë në marrëveshje me prokurorinë për pranimin e fajësisë

Radio-Ahireti

Ekspertët të shqetësuar nga variantet e reja të Covid-19, thonë se akoma nuk dihet rrezikshmëria e tyre

Radio-Ahireti

Këta janë 10 kandidatët më të votuar të PDK-së në Skenderaj

Radio-Ahireti

Përfundon numërimi i votave në Viti, LVV fiton bindshëm

Radio-Ahireti