Image default

Gjatë janarit, 10 persona humbën jetën në aksidente trafiku

Aksidentet e trafikut janë shpeshtuar kohëve të fundit, e kjo si rezultat i mos zbatimit të rregullave të komunikacionit.

Një gjë të tillë e tregojnë edhe të dhënat e fundit nga Policia e Kosovës, ku thuhet se brenda një muaji 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të trafikut.

“Gjatë muajit janar 2021 në Republikën e Kosovës kanë humbur jetën 10 persona në aksidente të trafikut! Gjatë muajit janar 2021 në aksidente të trafikut kanë humbur jetën 4 shoferë, 3 pasagjerë dhe 3 këmbësorë”, thuhet në njoftimin për media.

Policia u ka bërë thirrje vozitësve që të kenë kujdes dhe të mos shpejtojnë.

The post Gjatë janarit, 10 persona humbën jetën në aksidente trafiku appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Si u tërhoq drejt betejës vdekjeprurëse për të vërteten themeluesi i Helmetave të Bardha në Siri

Radio-Ahireti

Osmani uron Biden: Raportet e Kosovës me SHBA-në, janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale

Radio-Ahireti

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër katër personave

Radio-Ahireti

Numri i votave që morën kandidatët e LVV-së në Podujevë, prin Fitim Haziri

Radio-Ahireti

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendit

Radio-Ahireti

Hoti paralajmëron kthim në normalitet, madje edhe lejimin e dasmave

Radio-Ahireti