gjendja-shendetesore-e-navalny,-autoritetet-ruse-arrestojne-mjeken-e-opozitarit-rus

Gjendja shëndetësore e Navalny, autoritetet ruse arrestojnë mjeken e opozitarit rus

Mjekët rusë, të cilët kërkuan me ngulm të ekzaminonin opozitarin rus, Alexei Navalny në burgun ku ai po vuan dënimin, u arrestuan këtë të martë nga forcat e rendit.

Mjekët këmbëngulën për të marrë më shumë informacion mbi liderin e opozitës ruse, pas letrës së tij ku shpjegohej se po vuante nga temperatura, dhimbje e shpinës dhe këmbëve, por asnjë prej tyre nuk u lejua të hynte. Para arrestimit, mjekja personale e Navalny-t u shpreh se kishte frikë për jetën e saj.

“Nuk kemi informacion mbi gjendjen shëndetësore të Navalny-t. Është e pashpjegueshme kjo mungesë transparence, pasigurie dhe konfuzioni. Kjo ndjell frikë jo vetëm tek ne, mjekët e tij, por edhe te familjaret dhe te afërmit që po ndjekin me ankth atë çka atij po i ndodh aty. Për ne është thelbësore të marrim informacion dhe ti japim zgjidhje përpara se të jetë tepër vonë”, tha Anastasiya Vasilyeva, mjeke personale e Navalny.

Me anë të një postimi në Twitter, sekretarja e përgjithshme e “Amnisty International” deklaroi se i kishte dërguar një letër Presidentit Vladimir Putin mbi gjendjen e renduar shëndetësore të opozitarit rus duke e akuzuar Rusinë se po e çon atë drejt një vdekje të ngadaltë.”

“I kam shkruar Vladimir Putin mbi arrestimin arbitrar dhe përkeqësimit të shëndetit të Alexei Navalny. Ekziston shqetësim i gjerë që Rusia po e çon atë drejt një vdekjeje të ngadaltë. Atij duhet ti jepet menjëherë asistencë mjekësore dhe duhet të lirohet sa më parë”, ka deklaruar Agnes Callamard, Sekretare e Përgjithshme e “Amnisty International”.

Kritiku i Kremlinit, i cili po vuan një dënim 2 vite e gjysmë për shkeljen e lirisë me kusht, me anë të një letre bëri të ditur se ka nisur një grevë urie në fund të marsit, deri sa ti jepet kujdesi i nevojshëm mjekësor. Autoritetet ruse kanë hedhur poshtë pretendimet e Navalny, mbi mungesën e kujdesit shëndetësor në burgun ku ai po vuan dënimin. /euronews

The post Gjendja shëndetësore e Navalny, autoritetet ruse arrestojnë mjeken e opozitarit rus appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Mbahen funeralet në Gaza ndërsa Izraeli rifillon sulmet ajrore

Radio-Ahireti

Këta janë 15 deputetët e ri të LDK-së

Radio-Ahireti

Vaksinimi i të moshuarve 75 vjeç e më shumë vazhdon deri më 22 prill

Radio-Ahireti

Mësimi fillon të hënën, fëmijët rrezik potencial për përhapjen e virusit

Radio-Ahireti

Kapet marokieni, bossi i drogës

Radio-Ahireti

Papa Françesku: Po ndjek me një shqetësim të veçantë zhvillimet në Kuds

Radio-Ahireti