gjermani,-mbi-10-mije-raste-me-covid-gjate-24-oreve

Gjermani, mbi 10 mijë raste me Covid gjatë 24 orëve

Gjermania ka regjistruar 10,810 raste me Covid-19 gjatë 24 orëve, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch, Agjencia Kombëtare e vendit për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Ndërsa regjistroi 294 viktima duke çuar numrin e përgjithshëm në 78,746 që nga fillimi i pandemisë.

Pasi vendi shënoi 3,022,323 të infektuar që nga fillimi i pandemisë, Kancelarja Angela Merkel theksoi nevojën urgjente që personat në Gjermani të vaksinohen sa më shpejt për të shmangur valën e tretë.

Merkel pritet të takohet me anëtarët e kabinetit për të diskutuar rreth mënyrave për të ngadalësuar valën e tretë. Gjermania ka parë një rritje të vazhdueshme të rasteve. Të shtunën, drejtori i shoqatës gjermane të kujdesit intensiv shkroi në Twitter se ICU-të e vendit kishin arritur kapacitetin e tyre.

Christian Karagiannidis paralajmëroi se edhe duke vendosur bllokim të ashpër, numrat do të vazhdojnë të rriten për 10 deri në 14 ditët e ardhshme./abcnews

The post Gjermani, mbi 10 mijë raste me Covid gjatë 24 orëve appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Dhjetë viktima dhe 340 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Në orën 14:30 mblidhet Kryesia e Kuvendit, sot pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit

Radio-Ahireti

E hëna nis me mot të nxehtë dhe temperatura të larta

Radio-Ahireti

Kryeministri Rama viziton Xhaminë e Plumbit në Shkodër që do të restaurohet nga Turqia

Radio-Ahireti

Haradinaj: Nesër udhëtoj për në Hagë

Radio-Ahireti

Aksident i rëndë trafiku në Shqipëri, dy të vdekur dhe disa të lënduar

Radio-Ahireti