gjini:-vjosa-osmani-ka-abuzuar-me-zyren-e-presidentit

Gjini: Vjosa Osmani ka abuzuar me zyrën e Presidentit

I ftuar në Pressing, Gjini ka dhënë arsyet për këtë.

“Vjosa Osmani ka abuzuar me zyrën e presidentit. Qe po ju tregoj pse. Sikur zonja Osmani të kish qenë presidente në detyrë kish pas logjikë me dhënë dekorata për shkak se s’kish pas drejt me garu”, tha Gjini.

“Unë po e marr abuzimin më të voglin. Ligji ia lejon, por nëse dikush flet me plot gojën për parime, demokraci, drejtësi, çiltërsi, sinqeritet, atëher Vjosa Osmani si ushtruese e detyrës së presidentit dhe si garuese në zgjedhje ka qenë dashtë me e ruajt zyrën e presidentit”, shtoi ai.

“Nëse dikush që garon prej asaj zyre dhe Kushtetuta e ka vesh me atë pushtet e në të njëjtën kohë shpërndanë dekorata, bën deklarata linçuese, dënuese, ose qortuese edhe qorton dikush që është duke marrë pjesë në garë atëher është abuzim me zyrën e presidentit’, theksoi ai.

“Nëse zonja Osmani në këtë fazë kaq të hershme abuzon kështu, unë kam frikë që ka me abuzu shumë për shkak se po supozoj se zonja Vjosa Osmani e di çka po bën”, tha Gjini.

TË ngjajshme

Kërkohet paraburgim për personin që lidhi martesë me vajzën e mitur në Viti, e njëjta po trajtohet në QKUK

Radio-Ahireti

Borrell: Përshkallëzimi i dhunës në Lindjen e Mesme duhet të ndalet

Radio-Ahireti

Shqipëri: U dënua me 11 vjet burgim për vrasje, arrestohet pas 10 vjetësh ish-polici i FNSH-së

Radio-Ahireti

Moderna apo Pfizer? Sipas studimi ja cila prej tyre ka më shumë efekte anësore

Radio-Ahireti

Studentët në takim me Hotin, u plotësohen disa kërkesa

Radio-Ahireti

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën hotelerisë dhe turizmit

Radio-Ahireti