gjykata-ne-prizren-cakton-mase-arresti-shtepiak-ndaj-nje-te-mituri-per-veper-penale

Gjykata në Prizren cakton masë arresti shtëpiak ndaj një të mituri për vepër penale

Gjykata me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak ndaj të miturit L.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë janë marrë masat e nevojshme.

Komunikata e plotë:

Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj një (1) të mituri, për veprën penale
lëndim i lehtë trupor.

Prizren, 26 shkurt 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të miturit L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 par. 2 lidhur me par.1 të
Gjykata me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak ndaj të miturit L.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Me 22 shkurt, në Prizren në afërsi të shkollës, fillimisht fjaloset me të miturin – të dëmtuarin, dhe pastaj i mituri L.K., e godet me thikë në krah të dëmtuarin, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore,

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Gjyqtarja e procedurës – Kymete Kicaj, ka refuzuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ndaj të miturit ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, e cila do ti llogaritet prej kohës së arrestimit datë 24.02.2021 do të zgjasë gjer më datën 25.03.2021 (përjashtimisht të miturit L.K., i lejohet që të largohet nga shtëpia për të ndjekur procesin mësimor, kurse mbikëqyrjen e kësaj mase do të bënë Policia e Kosovës).
Gjyqtarja për të mitur vlerëson se caktimi i paraburgimit për të miturin L.K., në rastin konkret është masë shumë e rëndë, ngase i mituri është i moshës së ri dhe hynë në kategorinë e të miturve të ri dhe caktimi i paraburgimit do të ishte jofunksional duke pasur parasysh edhe faktin që i mituri është nxënës i cili duhet ti ndjek mësimet në shkollën e mesme.
Prandaj është vlerësim i gjyqtares për të mitur se në rastin konkret me masën e arrestit shtëpiak do të arrihet mjaftueshëm prezenca e të mituri në procedurën përgatitore duke ia mundësuar edhe vijimin e rregullt në shkollë për të ndikuar pozitivisht në karakterin dhe personalitetin e të miturit./Lajmi.net/

TË ngjajshme

Në pranga dy ish-zyrtarë të Telekomit për vjedhje të 255 telefonave në vlerë 327 mijë euro

Radio-Ahireti

Thesari: Pagesat e komunës së Prishtinës për të prekurit e pandemisë do të kryhen për 48 orë

Radio-Ahireti

Putin nesër do të vaksinohet kundër Covid-19

Radio-Ahireti

Mbi 6 mijë e 500 raste aktive me koronavirus në Kosovë – frikë nga përhapja e variantit të ri

Radio-Ahireti

OVL UÇK-së në Pejë: Albin Kurti bëri hapin e gabuar në anën e errët të historisë

Radio-Ahireti

Shënohen edhe dy viktima nga coronavirusi, shkon në tre numri i të vdekurve në Kosovë

Radio-Ahireti