grabitje-e-armatosur-ne-prishtine-–-policia-arreston-nje-person

Grabitje e armatosur në Prishtinë – policia arreston një person

Një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, ka qenë cak i grabitjeje të armatosur.

Këtë e ka bërë të ditur Agron Borovci, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës.

Lidhur me rastin, ai ka thënë se një 19-vjeçar me iniciale F.R., është arrestuar si i dyshuar.

Sipas policisë i dyshuari me bazë të jetë i implikuar në rastin e grabitjes në fjalë u krye në lagjen Dardania të Prishtinës përderisa i njëjti po përpiqej t’i shmangej ndjekjes së policisë.

Policia pas arrestimit ka gjetur një revole të llojit dhe tipit të veçantë, një sasi të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet të jenë paratë e grabitura.

“Momentalisht po vijon puna hetimore me qëllim ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit si dhe ndërlidhjen eventuale të këtij të dyshuari me raste të tjera kriminale”, ka thënë Borovci.

The post Grabitje e armatosur në Prishtinë – policia arreston një person appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Nuk respektuan masat antiCOVID, dënohen 435 qytetarë

Radio-Ahireti

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet nuk kalon në procedurë të përshpejtuar

Radio-Ahireti

Ambasadori amerikan: Pozicioni i Amerikës mbetet i pandryshuar

Radio-Ahireti

Këtu mund ta dini qendrën se ku do të votoni me 14 shkurt

Radio-Ahireti

AstraZeneca, e sigurt, tregojnë provat në SHBA

Radio-Ahireti

Covid-19, afër 2 mijë vdekje që nga rastet e para në Kosovë

Radio-Ahireti