greqi,-reagime-ndaj-kryepeshkopit-ieronimos-i-cili-ofendoi-muslimanet

Greqi, reagime ndaj kryepeshkopit Ieronimos i cili ofendoi muslimanët

Deklaratat e kryepeshkopit të Greqisë, Ieronimos me përmbajtje ofenduese kundër fesë islame dhe muslimanëve kanë shkaktuar reagime në Greqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria në median sociale e Bordit Këshillimor të Pakicave Turke në Trakian Perëndimore (BTTADK) dënohen deklaratat e kryepeshkopit grek Ieronimos të cilat vendosin në objektiv fenë islame. “Në këtë periudhë të vështirë që po kalojmë, shpresojmë që në vend të retorikave kundër islamit të përdoret një gjuhë më paqësore dhe bashkuese”, thuhet më tej në deklaratë.

Ndërkohë edhe në një deklaratë nga Shoqata e Anëtarëve dhe të Diplomuarve të Medreseve në Trakian Perëndimore (BİHLİMDER) thuhet se Ieronimos për shkak të “ambicies dhe xhelozisë” ka përdorur fjalë që nuk i përshtaten pozitës së tij dhe se duhet të kërkojë falje.

“Ne dënojmë këtë qëndrim armiqësor dhe ia referojmë ekspertëve se çfarë gjendje shpirtërore ka personi i këtyre fjalëve të cilat nuk mund të thuhen as nga një njeri i zakonshëm. Me këtë rast këtë person e ftojmë që të kërkojë falje nga gjithë njerëzia dhe kryesisht nga anëtarët e Islamit”, thuhet në deklaratën e BİHLİMDER.

Një deklaratë ka bërë edhe Shoqata e të Diplomuarve Studentore të Pakicave të Trakias Perëndimore (BTAYTD) ku theksohet se mendimet e Ieronomis lidhur me fenë islame janë larg të vërtetës teologjike dhe historike.

“Duam të theksojmë se ka krijuar trishtim dhe habi tek ne një mendim i tillë i cili shprehet nga një person me pozitë kritike dhe të rëndësishme dhe kryesisht nga një klerik fetar”, thuhet në deklaratë.

Edhe zëvendës kryetari i rajonit të Maqedonisë Lindore dhe rajonit të Trakias, Ahmet İbram duke reaguar ndaj deklaratave të Ieronimos, vuri në dukje se retorika “parti politike” lidhur me fenë islame nuk është e pranueshme.

“Kryepeshkopi i Greqisë, Ieronimos lidhur me Islamin ka paraqitur një mënyrë sjelljeje që nuk i përshtatet një kleriku fetar”, tha İbram, i cili shtoi se “Një nga besimet themelore të Islamit është perceptimi i një jetese të bazuar në paqe dhe qetësi ndërfetare. Nuk është kurrë e pranueshme të ushqesh urrejtje dhe armiqësi kundër anëtarëve të një feje tjetër”.

Po ashtu edhe kryebashkiaku i İasmos në Rhodope, Önder Mümin i ka cilësuar “fatkeqe” deklaratat e kryepeshkopit Ieronimos kundër fesë islame.

Kryepeshkopi i Greqisë Ieronimos në një program në OPEN TV lidhur me luftën çlirimtare të Greqisë ka deklaruar se “Islami nuk është një fe” dhe se “muslimanët janë njerëz pro luftës”.

Duke kaluar para kamerave me një armë dhe disa amanete të shenjta në duar të cilat tha se janë që nga lufta çlirimtare, Ieronimos tha se “Islami, njerëzit e tij nuk janë fe, janë një parti politike, një dëshirë politike dhe njerëz të luftës, njerëz të ekspansionizmit. Kjo është cilësia e Islamit. Edhe mësimet e Muhammedit këtë e thonë”.

The post Greqi, reagime ndaj kryepeshkopit Ieronimos i cili ofendoi muslimanët appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Vazhdon numri i madh i vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Netanyahu premton nisjen e fluturimeve nga Tel Avivi për në Mekë

Radio-Ahireti

Prag lufte civile?! Paralajmëron e dërguara e OKB në Mianmar: Vendi po rrëshqet në një shtet të dështuar

Radio-Ahireti

Ministri Vitia paralajmëron masa të reja anti-COVID

Radio-Ahireti

Rasti i rëndë në Tiranë, 26-vjeçari drogon të miturën dhe abuzon seksualisht me të për 9 ditë

Radio-Ahireti

Zëvendësohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, KQZ publikon emrat

Radio-Ahireti