Greqia nuk i hap kufijtë me Shqipërinë, të paktën deri më 31 korrik

 

Greqia vendosi sërish shtyrjen e hapjes së kufijve tokësorë dhe detare me Shqipërinë deri më datë 31 korrik. Kjo për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me coronavirus në vendin tonë.

Gjithashtu vendi fqinj vendosi kufizim edhe për fluturimet por la të hapur vetëm aeroportin e Athinës “Eleftherios Venizelos” deri në një vendim të dytë më 31 korrik. Ky është vendimi nga Autoriteti i Aviacionit Civil ditën e sotme ku e njëjta gjë do të jetë edhe për Maqedoninë e Veriut.

Ndalimi i hyrjes nuk është i vlefshëm për: a) Qytetarët grekë, poseduesit e Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe për persona që kanë vendbanimin kryesor ose vendbanimin e zakonshëm në Greqi, b) kalimin e kamionëve që transportojnë mallra, c) transportin e mallrave me anije, d) hyrjen e personave, nëpërmjet kufijve tokësorë, për arsye absolutisht të domosdoshme profesionale, që këta persona i vërtetojnë me dokumentet përkatëse

TË ngjajshme

Sa shqiptarë kanë leje-qëndrimi në shtetet e BE-së?

Radio-Ahireti

Burri ther me thikë gruan dhe hidhet nga kati i 7-të, detaje makabre nga krimi i dyfishtë në Librazhd

Radio-Ahireti

Rama: Më 16 dhjetor raporti paraprak për dëmet nga tërmeti

Radio-Ahireti

Hynë në fuqi masat e reja në Shqipëri

Radio-Ahireti

Aksidenti me dy të vdekur në Tiranë, policia arreston dy drejtuesit e automjeteve

Radio-Ahireti

Cakaj në ministerialin e Këshillit të Evropës: Duhet forcuar organizata

Radio-Ahireti