guterres-kerkon-nga-mianmari-te-respektoje-vullnetin-e-popullit

Guterres kërkon nga Mianmari të respektojë vullnetin e popullit

Duke folur në takimin e 46-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, kreu i OKB-së Antonio Guterres gjithashtu foli për spastrimin etnik ndaj Rohingëve në Mianmar.
Ai u bëri thirrje ushtrisë së Mianmarit të respektojë vullnetin e njerëzve të shprehur në zgjedhjet e fundit.
Duke vënë në dukje minimin e demokracisë me forcë brutale në Mianmar, Guterres gjithashtu përmendi dhunën ndaj pakicave duke thënë se “Ka shkelje serioze kundër pakicave duke mos dhënë përgjegjësi, përfshirë çka më të drejtë quajmë spastrim etnik ndaj popullatës Rohinga.”
Mianmari ditëve të fundit është përshirë nga protestat pas puçit ushtarak të 1 shkurtit. Deri më tani janë vrarë dhjetëra protestues ndërsa mijëra tjerë janë burgosur përfshirë anëtarë të qeverisë.
Mianmari ka bërë lajmet viteve të fundit me persekutimet masive ndaj pakicës muslimane Rohinga ku me mijëra janë vrarë ndërsa qindra mijëra janë dëbuar nga vendi i tyre. /Mesazhi.com

The post Guterres kërkon nga Mianmari të respektojë vullnetin e popullit appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Shtatë të vdekur dhe 564 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Borrell e uron Kurtin, ia rikujton përgjegjësinë që ka për dialogun me Serbinë

Radio-Ahireti

Bashkimi Kosovë-Shqipëri nuk është ide e mirë, thotë kryeministri maqedonas

Radio-Ahireti

Kurti në Prekaz: Drejtësia për familjen legjendare Jashari as që ka filluar

Radio-Ahireti

BANORËT E FUSHË KOSOVËS ENDE ME PROBLEME ME UJË TË PIJSHËM

Radio-Ahireti

Afër 60 mijë të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Radio-Ahireti