Aktivisti nga Graçanica është në listën zgjedhore të nismës së formuar para ca javësh “Romani Iniciativa”.
Me këtë nismë synohet të realizohen të drejtat e romëve sepse, siç thotë Salijeviq, për interesa të këtij komuniteti nuk është punuar fare nga deputetët e legjislaturave të kaluara.
Kyçjen e Salijeviqit në politikë e sheh të rrezikshme deputeti i tri legjislaturave Albert Kinolli që është kryetar i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës.
Kinolli pretendon se “Iniciativa Rome” është satelit politik i Listës Serbe për përmbushjen e qëllimeve të saj në legjislaturën e tetë që del nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Këto janë përralla. Ne nuk jemi satelit – as të serbëve as të turqve dhe as të boshnjakëve, por jemi të pavarur”, tha Salijeviq i cili dikur ka qenë anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete në kohën e presidentit Hashim Thaçi.