haradinaj-i-shpreh-ngushellime-familjes-mbreterore-ne-angli-per-vdekjen-e-princit-philip

Haradinaj i shpreh ngushëllime familjes mbretërore në Angli për vdekjen e Princit Philip

“Për gjashtëdhjetë e nëntë vite me radhë Duka i Edinburgut, i qëndroi pranë bashkëshortes, Madhërisë së Saj Elizabeta II”.

“Në Evropën e trazuar të pas Luftës së Dytë Botërore, gjysma e saj e rrëmbyer nga regjimet totalitare e komuniste, Philipi luajti rol të rëndësishëm, veçanërisht në aktivitetet humanitare, ashtu siç e luftoi nazi-fashizmin si komandant në flotën mbretërore”.

“Humbja e tij, nuk është vetëm humbje për Mbretërinë e Bashkuar, familjen mbretërore, por për mbarë popullin britanik, popujt e Commonwealth-it dhe botës së lirë. Shpreh ngushëllimet e mia, Madhërisë së Saj, Familjes Mbretërore, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe mbarë popullit britanik, me lutjen që Duka të pushojë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Mijëra kosovarë drejt bregdetit të Shqipërisë për fundjavë

Radio-Ahireti

Abdixhiku: Mburremi me të kaluarën tonë, por ajo s’na mjafton

Radio-Ahireti

Zeka: Garanci për të akuzurit në Hagë mund të ofrojë vetëm qeveria Kurti, asnjë shtet tjetër

Radio-Ahireti

Sërish Prishtina e para me raste të reja të COVID-19

Radio-Ahireti

Kush do të jetë kandidati i partive CDU/CSU për kancelar?

Radio-Ahireti

Liderët e BE-së nesër me Biden për të ardhmen e marrëdhënieve BE-SHBA

Radio-Ahireti