Image default

Haradinaj i tregon Bidenit se e ka shpallur kandidaturën për president

Përmes kësaj letre, Haradinaj e ka njoftuar Bidenin se ka shpallur kandidaturën e tij për President të Kosovës.

“Në zgjedhjet tona të ardhshme parlamentare më 14 Shkurt, unë kam paraqitur kandidaturën time për President të Kosovës. Si Kosovë, ne jemi të nderuar t’ju mirëpresim në vendin tonë, ku ju z. President tashmë jeni pjesë e historisë dhe unë kam besim dhe jam optimist se së bashku do ta shkruajmë edhe kapitullin për të ardhmen e Kosovës”, thuhet në letrën e Haradinaj drejtuar Bidenit.

I nderuar z. President,

Miku im i dashur!

Urimet e mia më të përzemërta për inaugurimin tuaj si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Qytetarët amerikanë kanë besuar në vizionin dhe udhëheqjen tuaj. Njëjtë edhe shumë vende në të gjithë botën, veçanërisht në Ballkan.

Në Kosovë zgjedhja juaj solli një shpresë të re për perspektivën e vendit tonë, pasi çdo qytetar është i vetëdijshëm dhe mirënjohës për kontributin tuaj të madh në lirinë dhe sovranitetin tonë. Emri juaj është i lidhur ngushtë me historinë e shtetit tonë të ri dhe shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë atë që keni bërë për Kosovën. Siç e dini, mosmarrëveshjet tona me Serbinë tani kanë kaluar në nivel diplomatik por ende nuk janë zgjidhur. Si shtet ne po punojmë pandalë tash e shumë vite për të realizuar aspiratën tonë që të jemi shtet plotësisht i njohur dhe anëtar i respektuar në NATO, BE dhe OKB. Me këto sfida para, është mirë të dimë, se Kosova tani, nuk ka vetëm një aleat, por një mik të ngushtë në Shtëpinë e Bardhë dhe njerëzit tanë janë të sigurt në mbështetjen tuaj.

Në zgjedhjet tona të ardhshme parlamentare më 14 Shkurt, unë kam paraqitur kandidaturën time për President të Kosovës. Si Kosovë, ne jemi të nderuar t’ju mirëpresim në vendin tonë, ku ju z. President tashmë jeni pjesë e historisë dhe unë kam besim dhe jam optimist se së bashku do ta shkruajmë edhe kapitullin për të ardhmen e Kosovës.

Për mandatin tuaj të parë si President i Shteteve të Bashkuara ju bekoftë Zoti, fat dhe sukses.

Sinqerisht,

Ramush Haradinaj

TË ngjajshme

Të hënën në Shqipëri vijnë edhe 7 mijë vaksina

Radio-Ahireti

Zhvillimet në KQZ, LDK thërret konferencë për media

Radio-Ahireti

Analisti: Kurti e Osmani është dashur të tregojnë çfarë ndodhi në veri

Radio-Ahireti

Dialogu Kosovë-Serbi, Uk Lushi: Të vazhdohet, SHBA nuk ka ndryshuar qasje

Radio-Ahireti

Kosova drejt 9 mijë rasteve aktive me COVID-19, paralajmërohen protesta nëse rikthehen masat

Radio-Ahireti

Shqipëria publikon bilancin e koronavirusit në 24 orët e fundit

Radio-Ahireti