haradinaj-kerkon-rinumerimin-e-votave-dhe-denimin-e-atyre-qe-keqperdoren-ato

Haradinaj kërkon rinumërimin e votave dhe dënimin e atyre që keqpërdorën ato

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të gjithë ata që kanë keqpërdorur vota të përfundojnë në burg. Për këtë arsye, Haradinaj ka thënë se kërkojnë rinumërimin e plotë të votave.

Ai tha se janë të shqetësuar nga keqpërdorimet me vota në zgjedhjet e fundit, e në të cilën ishte e përfshirë edhe ish-anëtarja e kësaj partie, Meliza Haradinaj-Stublla.Haradinaj tutje ka shtuar se nuk e kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve porse nuk sheh arsye që dikush të dalë kundër rinumërimit.

“Ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet sa më shpejtë, pra ne nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor, përqindjen tonë apo të VV-së, LDK-së, PDK-së apo partive të tjera dhe nuk shoh arsye që dikush me dalë kundër rinumërimit përpos nëse keqpërdorime për të cilat nuk dinë opinioni. ne kërkojmë rinumërim të plotë të votave para organeve të hetuesisë në mënyrë që të gjendet e vërteta.

Ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet sa më shpejtë dhe ne nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor, përqindjen tonë apo të partive tjera dhe nuk shoh se duhet të dal dikush kundër rinumërimit, vetëm nëse fshehin keqpërdorime nga opinion”, ka thënë Haradinaj.

The post Haradinaj kërkon rinumërimin e votave dhe dënimin e atyre që keqpërdorën ato appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Albin Kurti me mesazh për mërgatën shqiptare të Maqedonisë së Veriut për regjistrimin e popullsisë

Radio-Ahireti

Biden përgatitet t’u japë shtetësinë 11 milionë emigrantëve

Radio-Ahireti

Shqipëri, një burrë djeg bashkëshorten brenda veturës pastaj vetëvaret në pemë

Radio-Ahireti

Erdoğan: Do ta bëjmë Turqinë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë

Radio-Ahireti

Pakistan, 7 minatorë të vdekur në një shpërthim në minierë

Radio-Ahireti

Albin Kurti: Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti

Radio-Ahireti