Haradinaj: Kosova ka interes të fuqizojë kapacitetet operative të Policisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vizituar Policinë e Kosovës.

Ai ka thënë Kosova ka interes jetik të përkrah Policinë.

“Kosova ka interes të fuqizoj kapacitetet operative të Policisë, të mbështesë Policinë me bazë ligjore në tema që ia garantojnë operimin e suksesshëm. I kemi disa të arritura, por na presin shumë punë, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se do ta shohin mundësinë se si të vazhdojnë të institucionet e sigurisë të vazhdojnë të operojnë me bazë ligjore.

“Kemi ardhur ta shohim mundësinë se si të vazhdojmë që institucionet e sigurisë si Policia, FSK, AKI, Zjarrfikësit, që kemi bërë edhe një punë të mirë, edhe me ta që ta kenë një situatë vepruese me bazë ligjore, që i siguron në çdo etapë të operimit të tyre”, ka thënë ai./Telegrafi/

TË ngjajshme

Përplasja e sotme në Kuvend, paralajmërim për legjislaturë të tensionuar

Radio-Ahireti

Sot vendosja e marrëdhënieve diplomatike, kjo pritet të jetë ambasadorja e Kosovës në Izrael

Radio-Ahireti

Hoxhaj për letrën e Biden: Kjo dëshmon se PDK ka qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë

Radio-Ahireti

​Arrestohet për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Radio-Ahireti

Nga Qeveria Kurti tregojnë nëse mbyllja totale është e pashmangshme

Radio-Ahireti

Njihuni me 6-vjeçarin nga Kosova me inteligjencë superiore

Radio-Ahireti