haradinaj-kritikon-vv-ne-per-pjesemarrjen-ne-zgjedhjet-ne-shqiperi,-e-quan-vendim-te-ngutshem

Haradinaj kritikon VV-në për pjesëmarrjen në zgjedhjet në Shqipëri, e quan vendim të ngutshëm

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se VV duhet të përmbush obligimet që dalin nga Kushtetuta, përfshirë këtu dialogun e brendshëm dhe të jashtëm, shkruan lajmi.net.

“Kosova sot, prej fituesve të rinj të zgjedhjeve pret krijimin sa më shpejt të institucioneve dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga Kushtetuta, duke përfshirë këtu dialogun e brendshëm dhe të jashtëm, që të vetmin përcaktim ka ruajtjen e sovranitetit dhe të integritetit të vendit e karakterit unitar të shtetit”, ka shkruar ai.

Haradinaj tutje ka kritikuar edhe vendimin e partisë së Albin Kurtit për të marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri.

Ai thotë se të tjerët këtë mund ta shohin si një hile dhe mundësi për të rikthyer skenarë të vjetër për ndarje.

Postimi i plotë:

Kosova sot, prej fituesve të rinj të zgjedhjeve pret krijimin sa më shpejt të institucioneve dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga Kushtetuta, duke përfshirë këtu dialogun e brendshëm dhe të jashtëm, që të vetmin përcaktim ka ruajtjen e sovranitetit dhe të integritetit të vendit e karakterit unitar të shtetit.

Dialogu i brendshëm vetëm me përfaqësues minorë e pa ndonjë fuqi elektorale të serbëve nga pjesa qëndrore e Kosovës, jo vetëm se mund të jetë selektiv, por edhe sinjal i keq për karakterin unitar të Shtetit.

E konsideroj poashtu të parakohshme ngutjen për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe druaj se, në mos për vetë pjesëmarësit në këto zgjedhje, të tjerët do ta shohin si një hile dhe mundësi për të rikthyer skenarë të vjetër për ndarje.

E pakta kjo mund të konsiderohet si një lloj pafuqie për tu përballur me integrimin e patjetërsueshëm të veriut të vendit!. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Hapja e partisë së re shkakton përplasje mes romëve të Kosovës

Radio-Ahireti

Ministri serb i Shëndetësisë: Do të furnizohemi edhe me mbi 2 milionë vaksina të Pfizerit

Radio-Ahireti

Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, Çitaku: Ky është shantazh dhe bullizëm politik

Radio-Ahireti

Qytetarët e Kamenicës në hall nga mushkonjat (Video)

Radio-Ahireti

Syla për aksionin e PSD-së: Mbajtën shpresë që i arrestojnë, por jo

Radio-Ahireti

Tubimet me shumë njerëz të partive, reagon shoqata e pacientëve

Radio-Ahireti