haradinaj-lajcakut:-dialog-i-cili-si-epilog-ka-njohjen-ne-kufijte-ekzistues

Haradinaj-Lajçakut: Dialog i cili si epilog ka njohjen në kufijtë ekzistues

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ka përsëritur qëndrimin e tij për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Prita sot Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajčak.

Ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Bashkërisht vlerësuam zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë dhe theksuam nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, në afat sa më të shpejt.

Lajčak e falënderova për angazhimin e tij dhe të Bashkimit Evropian në këtë proces të rëndësishëm për vendin tonë.

TË ngjajshme

Kryetari i Obiliqit vizitohet nga bashkëluftëtarët: Takime të tilla na rikthejnë në periudhat e vështira të popullit tonë

Radio-Ahireti

Konsiderohet e tërhequr padia e vitit 2010 për uzurpim prone nga MABETEX-i i Behxhet Pacollit

Radio-Ahireti

Dy ditë më parë mori vaksinën, kryeministri i shtetit me shumicë islame infektohet me koronavirus

Radio-Ahireti

​Arrestohet për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Radio-Ahireti

Kosova afër 14 mijë raste aktive me COVID-19 – masat e njëjta vazhdojnë të mbesin në fuqi

Radio-Ahireti

Një muaj paraburgim për Vali Corleonen

Radio-Ahireti