Image default

Haradinaj: Liria dhe barazia e Luginës janë shtylla mbi të cilat qëndron forca e Kosovës

Haradinaj aktivitetin e tij e nisi me vizitë te familja e Dëshmorit Naser Sekiraqa.

Poashtu kreu i AAK-së para strukturave të Aleancës në Fushë Kosovë shpalosi programin e partisë për mbijetesë dhe zhvillim ekonomik.

Postimi i plotë:

Aktivitetin në Fushë Kosovë, e nisa me vizitën në familjen e Dëshmorit Naser Sekiraqa. Dhembje, krenari e kujtime për të kaluarën tonë të lavdishme, motivim për të ndërtuar të ardhmen.

Më pas, para strukturave të Aleancës në Fushë Kosovë shpalosa programin tonë për mbijetesën dhe zhvillimin ekonomik.
Gjithashtu vëllezërve të Luginës së Preshevës, iu zotova se me të marrë mandatin si President i vendit do të inicoj dhe zbatoj me përpikëri planin e natyralizimit të tyre, duke i pajisur me shtetësi të Kosovës. Me këtë, luginasve do t’u mundësohet realizimi i një të drejte të ligjshme për dy shtetësinë.
Gjatë Qeverisjes së Aleancës, Lugina ishte çdoherë në fokus, kur për herë të parë Kosova kishte ndarë mjete financiare, për ndërtimin e “Parkut të Paqes” në Preshevë, shkollës në Bujanoc, e të tjera.

Edhe tani me adresimin e kërkesave për rikthimin e degës së gjykatës në Preshevë, mundësimin studentëve të juridikut nga Lugina për t’iu nënshtruar provimit të Jurisprudencës dhe angazhimin e praktikantëve në institucione, ministrat tanë dëshmuan se Aleanca i qëndron pranë Luginës me tërë kapacitetin e saj. Liria dhe barazia e Luginës janë shtylla mbi të cilat qëndron #ForcaeKosovës. RH /Lajmi.net/ 

TË ngjajshme

​Sekuestrohen 107 kilogramë duhan të papërpunuar në Vërmicë

Radio-Ahireti

Kina zbulon trenin që ‘mund të udhëtojë me shpejtësi prej 600 kilometra në orë’ – paramendojeni, nga Londra në Paris, vetëm për 50 minuta (Foto/Video)

Radio-Ahireti

Varianti i ri i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar ‘mund të jetë më vdekjeprurës’

Radio-Ahireti

Hoti i përgjigjet Kurtit: Vendimet e mija s’ka kush që i konteston, ty s’të vije më shansa për pushtet

Radio-Ahireti

Guterres: Vaksinat, provë morale për botën

Radio-Ahireti

Biden e përkrahi marrëveshjen e Uashingtonit, Vjosa Osmani insiston në rishikim të saj

Radio-Ahireti