Haradinaj: Nesër udhëtoj për në Hagë

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se të martën do të udhëtojë për në Hagë.

“Po, nesër udhëtoj për në Hagë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar.

Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron që të shkojë në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës.

“Kur shkon kryetari i Qeverisë, e bartë nocionin, rrezikohet nocioni i sovranitetit. E krijojmë një precedant të keq kur shefi i Qeverisë së shtetit është i dorëzuar diku, unë nuk ia kam bërë këtë Kosovës. Nuk është se unë iu iki përgjegjësive, por ‘skam dashur ta çoj Kosovën para hetuesve, e kam çu Ramushin. Nuk e çoj Kryeministrin, as Kosovën para hetuesve, ashtu si ka pasë me i ndodhë Kosovës do të ishte një precedant, një model i keq i shtetit, do të ishte një dëshmi që ne jemi të prekshëm”, ka thënë Haradinaj, për T7.

TË ngjajshme

Kim Jong Un paralajmëron popullin: Do vuajmë nga uria!

Radio-Ahireti

Për 24 orë u dënuan 772 persona për mos respektim të masave anti-Covid

Radio-Ahireti

Arkivat ekspozojnë rolin francez në gjenocidin e Ruandës

Radio-Ahireti

Mbi 198 milionë euro u tërhoqën nga Trusti, shumë prej tyre u vendosën në kursime

Radio-Ahireti

Mbi 2,5 milionë viktima nga COVID-19 në mbarë botën

Radio-Ahireti

Mbahet sot në Athinë raundi i 62-të i kontakteve eksploruese Greqi-Turqi

Radio-Ahireti