Image default

Hasani: edhe Supremja do të veprojë njejtë si PZAP sa i përket Albin Kurtit

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se t’i prish Gjykatës Kushtetuese në demokracio të brishta siç është Kosova, është sfiduese.

 

Ai tha se Kosova ende ka kulturë të vobektë konstitucionale, gjë që iu ka ndodhur edhe popujeve tjera në fillet e tyre të demokracisë.

Duke folur për aktgjykimin e Kushtetueses që ua ndalon të gjithë atyre që janë të dënuar tre vjetët e fundit që të kandidojnë në zgjedhje, Hasani ka thënë se Gjykata s’duhet t’i kontribuoj lënies së shijes së keqes, sikur ka ndodhur me vendimin e fundit.

“Arsyetimi nuk ishte i fuqishëm në aktvendimin e fundit. Vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese i kanë ndërruar rregullat e lojës. E ka relativizuar deri në absurd konceptin e fituesit, kjo ka ndodhur me aktgjykimin e parë. Me vendimin e fundit është cenuar e drejta zgjedhore. Me mua si kryetar aktgjykimi do të ishte krejtësisht ndryshe. Gjykata ka marrë një procedurë që nuk ekziston, sepse nuk ka qenë fjala për kontroll abstrakt. Kjo është sikur të shkosh në barnatore dhe të kërkosh gozhda”, ka thënë ai.

Hasani tutje tha se aktgjykimi i fundit ka shkaktuar problem me garancionet kushtetuese.

Sa i përket ankesës së disa partive që kanë bërë edhe në Supremre, duke përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, Hasani ka thënë se edhe kjo Gjykatë s’do të veprojë ndryshë nga KQZ-ja dhe PZAP-ja.

“Edhe në Supreme s’do të përfundojë ndryshe, sepse Gjykata Kushtetuese ka thënë se çdokush që ka një dënim të formës së prerë, pa marrë parasysh për çka, s’mund të merr pjesë në zgjedhje. Me këtë Gjykata Kushtetueese ka krijuar standard të ri”, ka thënë Hasani.

Ai tutje ka thënë se VV-ja dhe Kurti mund të ankohen edhe në Gjykatën Kushtetuese, por nuk ka hapësirë për riparim të aktgjykimit që e lë jashtë garës Kurtin dhe 46 kandidatë tjerë për zgjedhjet e 14 shkurtit. /RTKLive/

The post Hasani: edhe Supremja do të veprojë njejtë si PZAP sa i përket Albin Kurtit appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Shqipëri, sot marrin dozën e dytë të vaksinuarit, mes tyre edhe Rama

Radio-Ahireti

Dhjetë të vdekur dhe 311 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Certifikohet lista e votuesve, 143 mijë e 6 votues më pak se në zgjedhjet e 2019-së

Radio-Ahireti

Mbi 717 mijë euro ndihmë nga diaspora vetëm për menaxhimin e COVID-19

Radio-Ahireti

Shqipëri, 21 të vdekur dhe 986 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti

Zemaj: Vaksina po vjen, në qershor dhe korrik i kthehemi normalitetit

Radio-Ahireti