Image default

Hoti: E menaxhuam pandeminë dhe ndalën abuzimet e blerjes së maskave 7 euro 

“Kur e morëm në qershor detyrën kishte pesë muaj që kishte filluar pandemia. Nga shkurti deri në qershor nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim për të menaxhuar pandeminë dhe për të ruajtur ekonominë, me përjashtim të ndalimit të qarkullimit. E riorganizuam sistemin tonë shëndetësor, kemi krijuar shtretër në të gjitha spitalet regjionale, kemi integruar komunat dhe qendrat e mjekësisë familjare, kujdesin për pacientë nëpër shtëpi, blerjen e aparaturave shtesë për testime, blerjen e maskave, jo nga 7 euro, por 38 centë”, tha kryeministri Hoti. 

Ai shtoi se gjatë këtij muaji do të vijnë në Kosovë vaksinat kundër Covid-19, ndërsa qytetarët dhe ekonomia do t’i kthehen normalitetit. 

Kryeministri prezantoi planin e tij ekonomik. “Kemi hartuar program konkret zhvillimor për Kosovën.  Zhvillimin ekonomik nëpërmjet mbështetjes së sektorit privat që gjeneron punë e punësim. Luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe Integrimin euro-atlantik të atdheut tonë, Republikës së Kosovës”, shtoi Hoti.  

Ai tha se ndryshe prej populizmave të oponentëve tanë politikë, programi ynë mbështetet në ekspertizë. “Mos u mashtroni me premtime elektorale për rritje pagash e pensionesh. Ato premtime janë të pa bazuara në ligj dhe janë të pamundshme. Vetëm programi ynë mundëson rritjen e pagave e pensioneve. Sepse vetëm programi ynë garanton rritje ekonomike. Rritjen e pagave ne do ta bëjmë çdo vit, mbi bazën e rritjes ekonomike të Kosovës”, shtoi Hoti. /Lajmi.net/ 

 

TË ngjajshme

Krusha e Madhe në këmbë për Hoxhajn, djalin e nipin e Ukshin Hotit

Radio-Ahireti

12 kandidatë të Nismës që nuk u certifikuan nga PZAP

Radio-Ahireti

10 të vdekur dhe 340 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti

“Jo-fisnike”, “Hugo Chavez” e “Kurrë në VV” – Cili prej tyre ndryshoi që Osmani e Kurti u bënë bashkë?

Radio-Ahireti

Specialja ua vazhdon paraburgimin Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Radio-Ahireti

Pallaska pas rezultatit të zgjedhjeve: Fituesi të krijojë qeverinë pa arsyetime e viktimizime

Radio-Ahireti